Τρίτη 7 Ιανουαρίου 2014

MATEO ZEFI, FIRMA E PARË PËR VLLAZNINË NË MERKATON E JANARIT

 skuadra shkodrane ka ardhur firma e parë në kontratë në merkaton e janarit. Nuk është ndonjë blerje e bujshme por pritet të jetë një futbollist i së ardhmes për Vllazninë. Bëhet fjalë për futbollistin Mateo Zefi. Ai ka hedhur firmë në kontratë paraditen e sotme duke qenë kësisoj tashmë futbollist i kësaj skuadre. Zefi që mbush në muajin prill 20 vjeç, ka luajtur sezonin e kaluar tek Ada ku ka spikatur me lojën e tij pavarësisht moshës së re.Ndërkohë në pranverën e këtij viti është aktivizuar për disa muaj në futbollin suedez dhe pas kthimit nga ky vend, është stërvitur me Vllazninë edhe me mirëkuptimin e plotë të drejtuesve të Adës ngaqë futbollisti ka qenë nën kontratë me to. Gjatë kësaj periudhe, Zefi ka bërë një paraqitje të mirë në seancat stërvitore duke bindur me aftësitë e tij trajnerin Agim Canaj i cili ka dhënë kësisoj "Ok"-in e tij për afrimin e këtij lojtari. Në kushte të tilla, edhe me aprovimin e drejtuesve të Adës që e kanë lënë të lirë për të vazhduar karrierën me Vllazninë, ai ka hedhur firmë për këtë të fundit. Kontrata është afatgjate, 3 vite e gjysëm dhe gjatë kësaj periudhe ky futbollist pritet të tregojë më së miri vlerat e tij. Mateo Zefi luan mirë në disa pozicione si në mesfushë dhe në mbrojtje duke qenë kësisoj një prej atyre që konsiderohen "lojtar për trajnerin". Pas firmës së këtij futbollisti, pritet që në ditët në vazhdim të ketë të tjera firma sepse skuadra pritet të kompletohet në organikën e saj për gjysmën e dytë të sezonit.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου