Ja një pjesë e debateve për Vllazninë në bashki
Në fund të mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, një prej anëtarëve, Brilant Ciroka, ka debatuar me kryebashkiakun Lorenc Luka për situatën te Vllaznia. Numri një i bashkisë ka ironizuar jo pak, duke bërë edhe batuta. “Panorama Sport” ka arritur të zbardhë një pjesë të këtij debati, që lindi rastësisht në mbledhje, pasi nuk kishte ndonjë pikë në rendin e ditës, ku si temë diskutimi të ishte klubi i Vllaznisë.
Anëtari - “Duhet t’i kthehemi sërish ekipit të Vllaznisë. Skuadra nuk po arrin rezultate të mira dhe ka 7 ndeshje që nuk fiton. Ju lutem bëni diçka dhe ndryshojeni këtë situatë, sepse do të jetë një turp i madh për të gjithë ne nëse Vllaznia bie nga Superliga”.
Kryebashkiaku - “Veç nëse futesh ti dhe bën gola. Hyr ti në fushë ose këshilltarët e tjerë, se s’ka kush i bën golat”.
Anëtari - “Zoti Luka, ne nuk mund ta pranojmë që Vllaznia, me historinë që ka në futbollin shqiptar, të zbresë në Kategorinë e Parë. Do të ishte e pafalshme për të gjithë ne”.
Kryebashkiaku - “Zotëri, ne si bashki i kemi plotësuar të gjitha kushtet, s’kemi çfarë të bëjmë më. Ne nuk mund t’i bëjmë golat, duhet t’i bëjnë futbollistët. Tani po shkoj e bëj gol unë”.
Anëtari - “Ekipi nuk është në një gjendje të mirë, ndaj dikush duhet të përgjigjet. Duhet marrë edhe ndonjë masë për ta shpëtuar, sepse kështu po shkojmë drejt katastrofës”.

Tifozët kuqeblu janë shumë pesimistë
Pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, tifozët shkodranë kanë filluar të futen në një pesimizëm të paparë, për sa i përket të ardhmes së kësaj skuadre. Si rrallëherë, ata e shikojnë ekipin e tyre në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria, e për më tepër nuk duket se shikojnë “dritë në fund të tunelit”. Po të ulesh në lokalet në çdo cep të Shkodrës, por edhe rrethinat e saj, ku fillohet të diskutohet për Vllazninë, ajo që mbizotëron janë notat negative. Të gjithë tani më shumë se kurrë e shikojnë ekipin e tyre seriozisht të rrezikuar për rënien nga kategoria. Kritikat janë të gjithanshme, teksa ato fillojnë që nga drejtuesit e klubit e deri te lojtari më i fundit në skuadër.

Vujadinoviç, drejt stolit
Edhe pse dje është mbrojtur nga drejtuesit shkodranë, të cilët kanë mohuar të kenë dyshime për malazezin, mësohet se portieri Mirosllav Vujadinoviç mund të qëndrojë në stol në ndeshjen e radhës kundër Bylisit. Stafi teknik po shikon mundësinë që në përballjen më të afërt të hedhë nga minuta e parë portierin shkodran, Erind Selimaj. Ky i fundit është aktivizuar vetëm një ndeshje gjatë këtij kampionati, duke qenë gjithnjë si rezervë e malazezit.

-
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου