Fushaj: Majtas ka Mehmet Shehun, djathtas Kadri Hazbiun
Armand Dukën nuk e mund kurrkush sot për sot në garën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Kështu të paktën e mendon ish-anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHFsë (2010-2014), Pjerin Fushaj, i cili u përfol pak kohë më parë edhe si një kandidat i mundshëm përballë kreut aktual. Por, sipas Fushajt, me mënyrën se si Duka ka drejtuar gjatë këtyre viteve këtë institucion, është e pamundur ta sfidojë denjësisht dikush tjetër dhe rotacioni mund të ndodhë vetëm nëse presidenti aktual pranon të largohet vetë nga posti që mban. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Fushaj shkon deri aty sa bën një krahasim të kupolës së FSHF-së me atë të regjimit të diktaturës, kur vendoste treshja Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.
Emri juaj u përfol si kandidat i mundshëm për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, pse nuk kandiduat?
Po, është e vërtetë, por në radhë të parë nuk kandidova pasi vërejta se u vendos me shpejtësi të madhe data e zgjedhjeve, edhe pse në statut është afati nga 1-6 muaj. Data e zgjedhjeve u vendos në mes të kampionatit dhe shefi kryesor nuk pyeti asnjeri. E bëri në mendjen e vet, sepse i kishte rregulluar shumë gjëra më përpara.
Me sa mbaj mend, edhe zgjedhjet e shkuara në shkurt- mars janë mbajtur, ku qëndron problemi me aktualet? Nuk vërej asnjë shkelje të statutit në këtë rast…
Po, në mars, por jo të gjitha zgjedhjet janë bërë në këtë kohë. Ne ia kërkuam Dukës që të bëheshin në fund të kampionatit, por…
Çfarë ndryshimi do kishte?
Do ishin ndryshe pasi zgjedhjet në fund të kampionatit sipas meje do ishin më të ndershme.
Në ç’kuptim më të ndershme?
Do ishin më të ndershme pasi nuk do kishte presion ndaj klubeve. Të gjitha do jenë nën presion: jo kush luan për titull, kusht për Europë, kush bie nga kategoria.
Dakord, por këtë lloj formule e kanë pranuar vetë klubet, ku është faji i Dukës në këtë rast?Po, e kanë pranuar klubet pas presioneve apo edhe mashtrimeve të tipit: ti do rrish në Superiore, ti do shkosh në Europë etj. Duke parë gjithë këtë situatë, atëherë mendova që më mirë të mos bëhesha pjesë e këtyre zgjedhjeve. Unë realisht doja të kandidoja, por më së pari vendosja me shpejtësi e datës së zgjedhjeve më bëri që të mos e merrja këtë iniciativë. Në asnjë vend në botë nuk funksionon në mënyrë të tillë që data e zgjedhjeve të vendoset vetëm një muaj përpara. Paçka se edhe nëse do vendoseshin pas 6 muajsh, përsëri do bëhej sikundër do donte shefi. Komiteti Ekzekutiv apo klubet nuk janë pyetur asnjëherë, prandaj edhe në pjesën më të madhe të mbledhjeve të KE-së nuk e merrja mundimin që të shkoja fare.
Për këtë arsye nuk kandiduat as për anëtar të KE-së?
Po, sepse nuk mund të jem më pjesë e asaj federate. Aty nuk pyetet kurrkush dhe bëhet vetëm sikundër thotë “komandanti”.
Si e përshkruani punën e KE-së gjatë kësaj kohe që edhe ju keni qenë pjesë e saj?Nuk është bërë asgjë, edhe pse kemi pasur mundësi që të bënim shumë herë më shumë gjëra për futbollin.
Për shembull?
Kemi pasur mundësi të merrnim pjesë në Botëror ose të paktën të shpresonim deri në fund.
Po, nëse nuk e ke skuadrën të atillë, si mund të pretendosh?
Jo, unë mendoj se duhej bërë një punë më e mirë në përzgjedhjen e lojtarëve. Të kishte më shumë motivim dhe optimizëm rreth skuadrës. Nuk është punuar sakaq aq sa duhet, për të mos thënë fare edhe në afrimin e shumë talenteve, që mund të luanin sot për Shqipërinë. Të gjitha këto na çojnë këtu ku jemi, pra te dështimi.
Si do ta konsideronit punën e ish-kolegëve tuaj në KE, një pjesë e të cilëve kanë vite në atë komitet dhe kandidojnë sërish?
Vlen e njëjta gjë për ata, sikundër edhe për Dukën. Edhe nja dy-tre veta që kemi qenë aty si zëra opozitarë, nuk do jenë më. Aty bëhet çfarë thotë Duka dhe kaq. Është kthyer si sistemi i Enver Hoxhës. Enveri në qendër, majtas ka Mehmet Shehun dhe djathtas Kadri Hazbiun… pastaj vijnë të tjerët… unë ndoshta isha Pali Miska (qesh). Aty mund të thuash çfarë të duash dhe asgjë nuk të merret për bazë. Unë duhej të isha zëvendëspresident i federatës këta katër vjet dhe ma hoqën atë të drejtë. Kjo është federata.
Si? Pse?
Sepse unë isha i dyti nga Komiteti Ekzekutiv që mora më shumë vota në asamblenë e 2010-s. Bujar Kasmi mori 43 vota, ndërsa unë mora 39, kështu që si ndër më të votuarit më takonte të isha unë zëvendëspresident, por Duka bëri përsëri ashtu sikundër deshi vetë.
Në zgjedhjet e shkuara, z.Duka ka pasur rivalë, ndërsa këtë herë nuk ka një të tillë…Nuk ka sepse me mënyrën se si Duka e ka vendosur pushtetin e tij mbi atë federatë, ai mund të largohet nga posti që mban vetëm nëse ikën vetë, përndryshe… Sipas meje, le të kandidojë kush të dojë kundër Dukës në momentin aktual, por askush nuk fiton. Mund të marrë 10, 15 vota, por jo më shumë.
Pse?
Sepse e ka krijuar vetë të gjithë infrastrukturën në favor, me ca shoqata e liga amatore, që janë vota të bindura për të.
Dakord, por edhe ju z.Fushaj, ashtu sikundër një pjesë e mirë e njerëzve të futbollit kanë folur kundër Dukës vetëm pasi janë larguar nga federata, a nuk tingëllon kjo si një lloj hakmarrje apo qejfmbetje?
Jo, unë po flas për të treguar të vërtetën, pasi nuk po kandidoj. Nëse do kandidoja, ju siguroj se do flisja shumë herë më rëndë. Besoj se unë nuk po i prish imazhin Dukës, por po tregoj se si është realiteti në atë federatë.
Së fundmi është folur shumë për stadiumin e ri, si e shikoni këtë projekt?
Projekti dhe ideja është e mirë, pasi ka ekzistuar që para katër vitesh, por as këto katër vite të tjera të mandatit të Dukës nuk kanë për t’u bërë.
Pse mendoni kështu?
Sepse besoj se nuk do arrihet të ndërtohet.
Ç’do të thotë kjo? Nuk besoj se z.Duka nuk dëshiron që të mos ndërtohet stadiumi…
Unë po ju them se nuk ka për të përfunduar. Po flitet shumë për stadiumin se jemi në kohë zgjedhje, pastaj, sapo të marrë mandatin, çdo gjë do harrohet.
Duka kandidon i vetëm, kështu që nuk besoj se po bën fushatë me stadiumin, përderisa e ka të sigurt konfirmimin…Shikoni, unë po të isha në vend të Dukës do më vinte turp që të rikandidoja sërish. Janë 12 vjet, do bëjë 16, ç’kuptim ka. Gjërat duhet të lëvizin.
Dakord, por nëse votohet, ku është problemi? Janë vetë klubet që e votojnë, apo jo?
Po, por jua shpjegova edhe më lart se si është krijuar infrastruktura në atë federatë. Le ta supozojmë pak a shumë të shkrirë atë federatë, të bëhen zgjedhje të ndershme dhe unë besoj se ka shumë njerëz në futbollin tonë, që mund ta bëjnë më mirë sesa Duka atë punë.

Pjerin Fushaj nuk harron të cekë edhe Vllazninë, duke qenë se ai dhe familja e tij (së bashku me Valter Fushajn) kanë kontribuar prej vitesh financiarisht për atë klub. “Është në ditët e saja më të vështira. Me këtë gjendje, më vjen rëndë që ta them, por ka 60-70 për qind mundësi që të bjerë nga kategoria dhe kjo nuk është gjë e mirë as për Dukën, të cilin e ka vënë në drejtim të federatës një shkodran, Myftar Çela. Pa ndihmën e tij nuk do mund të ishte sot aty ku është. Mendoj se ai ka një borxh të madh Shkodrës. Gjithsesi, problemi i Vllaznisë mbetet te bashkia, e cila e ka çuar në këtë gjendje, duke pretenduar që t’i mbajë vetë aksionet. Ne si familje jemi munduar kur kemi qenë në krye për të bërë më të mirën. Tani të gjithë i bëjnë vetë diferencimet, krahasimet me atë periudhë dhe aktualen”, thotë Fushaj. Sakaq, ai pohon se nëse bashkia do shesë aksionet, atëherë familja Fushaj do jetë aty për t’i blerë. “Sigurisht dhe do mundohemi që të marrin pjesën maxhoritare, pavarësisht se me kontributet që kemi dhënë, na takon që tani pjesa më e madhe e aksioneve. Gjithsesi, nisur nga mënyra se si ka operuar në vitet e fundit bashkia, atëherë do futemi në garë dhe do marrim atë që na takon dhe do blejmë edhe më shumë. Skenar për ta rrëzuar skuadrën? Nuk besoj se ka një skenar të tillë, me qëllim që të ulet edhe vlera e aksioneve, ose më mirë nuk dua ta besoj këtë gjë. Unë uroj me shpirt që skuadra të shpëtojë, sepse Shkodra e meriton të ketë atë skuadër në elitën e futbollit tonë”, përfundon Fushaj.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου