Ndeshja – Takimi nisi i vrullshëm, me vendësit që vihen më së pari në zotërim të lojës, duke krijuar raste për shënim. Luhet fort në mesfushë, aty ku të dyja skuadrat janë më se të organizuara. Por djemtë e Ndreut janë më konkretë, kjo edhe për faktin se në kahun tjetër ka një mbrojtje tejet të brishtë. Minuta e 13-të dhe është Doku që kalon Kastriotin në avantazh, pas një amullie në repartin defensiv të kuqebluve. Popoviç godet traun dhe aty topi nuk largohet dot nga askush, duke bërë që Doku qetë-qetë të shënojë. Por nuk mbaron me kaq. Teksa Vllaznia tenton të shikojë më shumë drejt sulmit, vjen një tjetër gafë e mbrojtjes dhe portierit njëkohësisht, i cili nuk arrin të mbajë një gjuajtje të Bratiçit. Kjo është një peshë e madhe psikologjike për Vllazninë, që mundohet të reagojë, por është e paqartë në lojën e vet. Ndërtimi i aksioneve të skuadrës së Canajt lë për të dëshiruar, ndërkohë që treshja e sulmit Hajdari-Bushic- Kruja mbetet e pafurnizuar me topa. Gjithsesi, në kulmin e dominimit të vendësve vjen gabimi foshnjarak i portierit Kukrika, që nuk e zotëron dot topin dhe i jep mundësinë sulmuesit Bushiç nga fare pranë të ngushtojë rezultatin në minutën e 36-të, duke rihapur ndeshjen.
Fitorja – Fraksioni i dytë i lojës nis më mirë për miqtë, të cilët kërkojnë me çdo kusht golin e barazimit. Dhe në minutën e 47-të është Tafili ai që përfiton në zonën krutane, pas një krosimi dhe moslargimit të topit nga mbrojtësit. Mesfushori në zonën e vogël gjuan lehtë, me portierin që as tenton të hidhet për ta ndaluar sferën, kjo edhe për shkak të rrezes së shikueshmërisë së zënë nga një mbrojtës. Gjithçka në baraspeshë dhe tani është Vllaznia që merr zemër. Por sërish gafë, këtë herë është Gocaj që u fal në njëfarë mënyre golin e avantazhit vendësve. Mbrojtësi nuk arrin ta largojë topin nga zonë, aq sa ngatërrohet me këmbët e tij, aty përfiton Popoviç, i cili e lë pas krahëve dhe përballë Vujadinoviçit shënon golin e tretë. Minutat e mëtejshme shoqërohen me nga tri zëvendësime për secilën skuadër. Canaj mundohet të forcojë ofensivën për të barazuar, ndërsa Ndreu i jep më shumë fantazi mesfushës, në mënyrë që të qarkullojë topin dhe të administrojë rezultatin. Lufta sportive mbetet plot antagonizëm, sepse në këtë përballje luhet jo pak fati i mbijetesës, ndërkohë që në fund buzëqeshin krutanët.

MË I MIRI
Për krutanët lojtari më i mirë në fushë ishte Lazar Popoviç, i cili u bë protagonist në të tre golat. Sakaq në formë të mirë ishte edhe Da Silva, i cili u desh të përballojë shumë në mbrojtje. Me elegancën dhe qartësinë e tij ai tregoi se e ka merituar besimin që i ka dhënë trajneri Ndreu. Nuk lihet pas edhe kapiteni Caca, i cili në të tria ndeshjet e fundit ka qenë i saktë.MË PAK AKTIVI
Pa dyshim portieri Mirosllav Vujadinoviç, i cili bëri jo vetëm gafën e golit të dytë, por pati edhe momente të tjera ku tregoi pasiguri. Në një ditë të mirë nuk ishte as Gocaj dhe Boci në të dyja krahët e mbrojtjes. Te krutanët ndërkaq u shfaq dobët Turdiu, i cili edhe në këtë ndeshje u zëvendësua nga trajneri Ndreu në pjesën e dytë, duke parë rendimentin e lojtarit.
“Fitore morali, jemi në lojë për mbijetesën”
Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, e ka vlerësuar maksimalisht fitoren e djeshme të të tijve, kjo nisur edhe nga mungesat e tre-katër lojtarëve. “Ishte një ndeshje delikate, sepse të dyja skuadrat nuk janë mirë në klasifikim. Zotëruam mirë pjesën e parë, por pastaj pësuam, duke qenë se kishim dhe 3-4 lojtarë të formacionit që mungonin. Megjithatë, skuadra tregoi aftësi dhe diti ta kalojë goditjen psikologjike pas golit të barazimit, duke arritur që ta kthejë ndeshjen dhe rezultatin në favorin e vet. Pas dy ndeshjeve të para të barazuara, pavarësisht se luajtëm mirë, them se kjo fitore na gëzon, sepse na fut në lojë për mbijetesën”, – ka thënë Ndreu. Kastrioti renditet aktualisht në vendin e dhjetë me 21 pikë, duke lënë pas Lushnjën dhe Tiranën.

“Ishim të lodhur nga kupa, ndeshja duhej shtyrë”
Trajneri i Vllaznisë, Agim Canaj, i ka fajësuar lojtarët e tij për mungesë profesionalizmi dhe përvoje, duke theksuar edhe faktin që ekipi ishte i lodhur pas ndeshjes së kupës. Madje tekniku shkon deri në një lloj fajësimi indirekt për federatën, që sipas tij nuk e shtyu ndeshjen për ditën e diel. “Vllaznia kishte harxhuar energji edhe në ndeshjen e kupës të mërkurën, për këtë arsye kërkuam që kjo të shtyhej për të dielën. Pësuam një goditje psikologjike me dy golat e parë të skuadrës krutane, por pastaj arritëm të barazonim. Ajo që më shqetëson tek kjo skuadër është pikërisht mungesa e përvojës dhe personalitetit, sepse nuk qemë në gjendje të rezistonim dhe goli i Popoviçit mbylli gjithçka”. Sakaq Canaj nuk iu përgjigj pyetjes nëse ndihet i rrezikuar pas kësaj humbjeje.

“E merituam, trepikësh i rëndësishëm për objektivat”
Të tre autorët e golave të Kastriotit e kanë vlerësuar më së shumti fitoren e skuadrës së tyre. “Ishin më të rëndësishme tri pikët sesa goli im personal. Sidoqoftë, jam i kënaqur edhe për golin, sepse është goli im i parë për Kastriotin. Por rëndësi kanë tri pikët dhe kjo është kryesorja. Them se luajtëm mirë dhe e merituam fitoren”, – tha pas takimit Doku. “Nuk është puna ime të shënoj gola, është e Popoviçit (qesh), sidoqoftë unë jam lojtar i Kastriotit dhe kam për detyrë që të jap maksimumin tim në fushë për këtë skuadër. Jam i kënaqur që sot fituam me lojë, por natyrisht më jep kënaqësi edhe goli im”, – theksoi kroati Davor Bratiç. “Jam i kënaqur me lojën time, sigurisht edhe me golin. Për sulmuesin është e vështirë të japë maksimumin e tij, sepse është gjithmonë i markuar dhe nën presion, por sot (dje) gjithçka shkoi mirë dhe rëndësi ka fitorja”, – tha Lazar Popoviç

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου