Debutuat në krye të Vllaznisë me fitore, e para për këtë vit për skuadrën. Fat apo ndryshim mentaliteti te lojtarët?
Natyrisht që në futboll pjesë e tij është edhe fati. Mirëpo, në këtë takim kam parë një ekip të tjetërsuar, ndryshe nga ai që kam vërejtur në sfidat e kaluara gjatë sezonit. Kam kërkuar shumë ndryshime në psikologjinë e lojtarëve dhe kjo solli atë fitore që të gjithë e prisnim me çdo kusht. Ka qenë një finale ky takim sa i përket mbijetesës.
Çfarë ka ndryshuar “Deda” në këtë skuadër?
Mund të them se ka ndryshuar vendosja e skuadrës në fushën e lojës. Lojtarët bënë një ndeshje taktikisht perfekte. Grinta e treguar nga të gjithë pa përjashtim më ka lënë një shije mjaft të mirë. Këtë kam kërkuar të ndryshoj momentalisht dhe them se ia kam arritur në këtë takim të parë. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët e mi në këtë përballje, pasi kanë bërë maksimumin e tyre e këtë do t’ua kërkoja në çdo takim të mbetur.
Një takim që kthen besimin për mbijetesë?
Unë kam besuar gjithnjë te mbijetesa. Nëse do të ishte e kundërta unë nuk do të kisha ardhur në Shkodër. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, pasi qëndrimi në Superiore kërkon punë për t’u arritur. Vllaznia duhet të vijojë të tregojë të njëjtën dëshirë dhe grintë si në sfidën me bardhezinjtë. Për ne, çdo ndeshje që do të luhet në vazhdim duhet fituar, përndryshe një fitore e tillë nuk do të kishte aspak vlerë.
Kujt ia dedikoni këtë triumf?
Natyrisht që të parët janë lojtarët, të cilët dhanë maksimumin e tyre në fushën e lojës. Pastaj çdo shkodrani dhe tifozi të Vllaznisë që nuk kanë nguruar në forma të ndryshme për të shprehur besimin tek unë dhe në veçanti familjarëve të mi, të cilët më përkrahin në çdo moment.
Profesor, po sa i përket incidentit me shishen që u hodh në drejtimin tuaj, çfarë mund të na thoni?
Nuk dua ta komentoj fare një gjë të tillë. Nuk është gjë e mirë dhe kjo dihet. Për fat shishja nuk më ka goditur. Duhet të dënohen këto gjëra nga organet kompetente. Megjithatë, kjo nuk më ka penguar që të drejtoj përsëri në këmbë.
Cili mbetet momentalisht një shqetësim për ju?
Dëmtimet janë një shqetësim për mua. Shpresoj që ato të jenë të vogla, sidomos portieri Vujadinoviç, i cili ka bërë maksimumin për të qenë në këtë takim. Uroj të jetë përsëri pjesë e skuadrës.
Keni një përballje të vështirë përsëri me Skënderbeun, a mendoni se do vazhdoni serinë e rezultateve pozitive?
Momentalisht kam ardhur të festoj këtë fitore të parë me familjen time në Mal të Zi dhe që nesër (sot) do të fillojmë të punojmë të gjithë për sfidën me Skënderbeun. Do të jetë një takim i vështirë, por nëse do të luajmë me grintë dhe dëshirë ashtu si në Laç nuk ka gjë që nuk arrihet. Ne duhet të japim maksimumin për të marrë 3 pikët, jo vetëm ndaj kampionëve në fuqi, por në çdo takim pasi vetëm kështu mund të jemi në sezonin e ardhshëm në Superiore.
Së fundmi kemi mësuar se jeni tifoz edhe i Barcelonës. Të dielën morët kësisoj dy fitore në një ditë…
Vllaznia dhe Barcelona janë ekipet që kam shumë përzemërt. Si për koincidencë të dyja janë kuqeblu dhe të dyja fituan në transferta të vështira. Natyrisht që jam kënaqur shumë për fitoren e Barcelonës, por kurrsesi aq sa jam gëzuar për fitoren që arriti Vllaznia në Laç.

Kërkesa e tifozëve
Dervish Haxhiosmanoviç është quajtur nga tifozët si fatsjellësi i Vllaznisë. Tifozët kuqeblu përmes rrjetit social “Facebook” kanë bërë propozimet e para. Kësisoj, ata do kërkojnë që nëse Vllaznia do mbijetojë në Superiore, malazezit Haxhiosmanoviç, edhe për atë që i ka dhënë kësaj skuadre, në sezonet e tjera t’i akordohet nga këshilli bashkiak i Shkodrës titulli “Qytetar Nderi”. Sipas tyre, kjo është më e pakta që mund të bëhet për këtë trajner, nëse arrin të mbajë këtë skuadër në elitën e futbollist shqiptar.

Sot shpërndahet premio
Lojtarët e Vllaznisë pritet të marrin sot premion prej 10 milionë lekësh, të premtuar në rast fitoreje nga drejtuesit e klubit pak minuta para fillimit të takimit me Laçin. Ky shpërblim do të merrej ditën e djeshme, por duke qenë se ekipi ka qenë pushim dhe fakti që trajneri i kuqebluve Dervish Haxhiosmanoviç nuk ka qenë në Shkodër, ka bërë drejtuesit e klubit të Vllaznisë ta shtyjnë për sot shlyerjen e premios. Ky është shpërblimi i parë për këtë vit.

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου