Κυριακή 23 Μαρτίου 2014

Vllaznia merr një “bekim” mbijetese nje fitore e merituar në Lac.

Ofeje Carls ne Laci-Vllaznia 3-0Java e 25-të e Superiores ka ulur siparin e saj me dy ndeshjet përmbyllëse të ditës së diel. Vllaznia ka bërë surprizën më të madhe, duke triumfuar në një fushë tepër të vështirë. Kruja dhe Shtupina kanë ndëshkuar Lacin brenda në shtëpi, duke e stopuar në kuotën e 40 pikëve, aq sa ka edhe Kukësi me Partizanin. Kjo ishte humbja e dytë e këtij kampionati për bardhezinjtë e Nicës në fushën e tyre, e shkaktuar nga një skuadër që ka nevojë jetike për pikë. Trajneri Haxhiosmanovic e nis kësisoji në mënyrën më të mirë të mundshme rikthimin e radhës në stolin shkodran, duke marrë një fitore që rikthen optimizmin te Vllaznia, madje rrit ndjeshëm shpresat për mbijetesë, edhe pse kjo duket nuk do të vendoset deri në fund të garës. Kuqeblutë janë paraqitur krejt ndryshe në këtë transfertë, duke i zënë në befasi dhe me kundërsulm i kanë ndëshkuar kurbinasit. Këta të fundit, mesa duket e kishin marrë më lehtë se duhej këtë ndeshje, ndaj edhe e kanë pësuar. Meritë e padiskutueshme e shkodranëve, që kanë luajtur fort, kanë vënë zemrën në fushën e blertë dhe ia kanë dalë të bëjnë realitet një trepikësh jo vetëm të papritur, por shumë të rëndësishëm. Vllaznia me këtë fitore arrin të parakalojë në renditje Tiranën dhe të pozicionohet në vendin e tetë me 29 pikë. Spostohen një vend më poshtë bardheblutë e Maganit, në vendin e 9-të, cka do të thotë një kategori më poshtë nëse do të ishte fundi i kampionatit. Deciziv për kuqeblutë ka rezultuar edhe rikthimi i portierit Vujadinovic, i cili ka bërë disa pritje vendimtare, duke e mbrojtur epërsinë e dy golave të shënuar që në gjysmëorën e parë të transfertës në Lac.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου