Πέμπτη 6 Φεβρουαρίου 2014

VLLAZNIA- TEUTA, LUHET TË SHTUNËN NË ORËN 14.00 NË "LORO BORIÇI"

Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar datat dhe oraret e zhvillimit të ndeshjeve të javës së 18-të të Superligës. Kështu, në Shkodër ditën e shtunë më datë 8 shkurt do të luhet takimi Vllaznia- Teuta. Ai do të nisë në orën 14.00. Për kuqeblutë duket se është një takim që ka më shumë rëndësi sesa për durrsakët. Këta të fundit vijnë një fitoreje të thellë 6-2 me Lushnjën javën që shkoi dhe është krijuar ideja se kemi të bëjmë me një skuadër shumë të fortë. Madje e tillë mund të konsiderohet përderisa ajo aktualisht ndodhet në vendin e dytë në renditje. Megjithatë për Vllazninë duhet parë më shumë drejt fitores sepse asaj edhe barazimi nuk i kryen punë. Pozitat e saj aktualisht në renditje nuk janë aspak të mira teksa ndodhet në vendin e nëntë, vend që e mban atë në zonën e ftohtë. Pozitive për kuqeblutë është gatishmëria e të gjithë futbollistëve për këtë ndeshje sepse rikthehen nga skualifikimi edhe Belisha e Semina që munguan në Korçë për arsye kartonash.
Ja kalendari i plotë i ndeshjeve të javës së 18-të:
Të premten ora 18.00    Tirana- Partizani
Të shtunën ora 14.00    Vllaznia- Teuta
Të shtunën ora 14.00    Flamurtari- Besa
Të shtunën ora 14.00    Lushnja- Kastrioti
Të dielën    ora 13.00    Laçi- Skënderbeu
Të dielën    ora 13.00    Kukësi- Bylis

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου