Deri para pak javësh ishte në krye të një skuadre të Superiores, ndaj me gjasa zor se do ta kishte dhënë një intervistë të tillë, kjo natyrisht nisur edhe nga “konflikti i interesit”. Por sot, në kushte krejt të tjera, Agim Canaj e ka shumë herë më të lehtë jo vetëm për të folur për aventurën te skuadra shkodrane, por edhe për të bërë një analizë të ftohtë të kampionatit, duke nisur nga e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e afërt. Sipas teknikut të një numri të konsiderueshëm skuadrash në elitën e futbollit shqiptar, përjashtimi i Bylisit ndikoi drejtpërsëdrejti në garë, pasi shumë skuadra mund të kishin lënë pikë të arta në fushën e ballshiotëve. Canaj bën edhe një analizë të detajuar të kampionatit, teksa thekson se Partizani është skuadra që rrezikon më shumë përfaqësimin në Europë, për shkak të kalendarit.
Pesë javë nga fundi i sezonit, e prisnit këtë renditje të skuadrave?
Po, pak a shumë them se është ashtu sikundër e parashikoja. Nuk po mundohem të shkoj shumë larg, por të paktën deri në momentin kur isha edhe unë pjesë e kampionatit te Vllaznia, pra rreth një muaj më parë, gjykoj se renditja si për kreun edhe për fundin është ashtu sikundër e kisha parashikuar, natyrisht me ndonjë të papritur, që them se ka ndikuar në ecurinë e kampionatit.
E cila është?
Natyrisht, përjashtimi i Bylisit.
Mendoni se është vepruar gabim në këtë rast nga ana e Komisionit të Disiplinës?
Unë personalisht jam edhe më radikal kur bëhet fjalë për dhunë në futboll, ndaj në këtë kontekst them se është vepruar drejt. Por, problemi nuk është te dënimi. Sipas meje, problemi qëndron në faktin se ky kampionat do kishte qenë shumë herë më pak i dhunshëm dhe shumë herë më shumë i vërtetë e i bukur nëse vendime të tilla, si ndaj Bylisit, të ishin marrë edhe më parë. Nuk mendoj se ajo që ndodhi në Ballsh ishte i pari akt dhune dhe më i rëndi, natyrisht pa justifikuar aspak ballshiotët për atë që ndodhi në ndeshjen me Laçin.
Po thoni se Komisioni i Disiplinës ka marrë vendime me dy standarde?
Po them se janë marrë vendime në dy nivele. Dhuna është dhunë dhe, si e tillë, duhet trajtuar identike dhe me të njëjtën forcë si ndaj njërës, edhe ndaj tjetrës skuadër apo grup që ushtron dhunë. Unë personalisht, deri në merkaton e janarit, Bylisin e shikoja si një nga skuadrat që nuk do binte nga kategoria, për grupin që kishte dhe për lojën që prodhonte në fushë. Por më pas, aty ndodhën edhe shumë probleme të tjera të brendshme, të cilat më pas kulmuan me atë përjashtim, që në një farë mënyre e prishi garën.
Pse mendoni se e prishi garën?
Sepse nuk do ishte njëlloj sikur të përballeshe me Bylisin, sidomos në fushën e tyre dhe t’i marrsh tri pikë në tavolinë sikundër ndodh tani për cilëndo skuadër. Besoj se këtu jeni të gjithë dakord me mua… por zakonisht në futbollin tonë mbizotëron “ligji i të fortit”. Ai që ka më shumë parà, më shumë mbështetje politike dhe natyrisht, edhe më shumë mbështetje nga ana e federatës, i dëgjohet më shumë zëri në ato ambiente, e kalon edhe më lehtë edicionin e ka më pak probleme.
Po thoni që federata po ndikon në renditjen e kampionatit?
Jo, nuk thashë këtë. Po them se jetojmë në një vend, ku jo domosdoshmërisht më i miri bën përpara dhe kjo ndodh edhe në futboll. Për nga tradita dhe emri që mbart, edhe Vllaznia duhej të ishte më lart në renditje, por ja që nuk është ashtu.
Meqë dolëm këtu, besonit që Vllaznia që keni drejtuar deri para një muaji do dilte nga zona e ftohtë, aty ku ndodhet edhe tani?
Absolutisht po. Shikoni, që në fillim të sezonit unë isha i vetëdijshëm për ekipin që kisha, por pa mbështetjen e duhur. Ndryshimet politike që ndodhën në zgjedhjet e vitit të shkuar, quajeni mediokritet këtë që po them, por më besoni, ndikuan edhe te skuadra. Siç dihet, në Shqipëri nuk është njëlloj sikur një skuadër ka president dhe kur nuk e ka një të tillë. Pra, kur drejtohet nga një bashki. Vllaznia e sivjetme nuk kishte asnjë mbështetje, aq sa unë dhe Mir Grima (drejtori sportiv) kemi bërë gjëra gati të pamundura bashkë me atë lojtarë, për ta mbajtur lart moralin në skuadër. Por nuk mund të vazhdohej pafundësisht me atë situatë. Erdhi një moment që, edhe pse punonim shumë e bënim lojë mjaft të mirë, nuk merrnim rezultate.
Ju vjen keq që sapo e latë ju, ekipi nisi të fitojë ndeshjet? Vllaznia fitoi me Skënderbeun, mundi Laçin në transfertë… duket sikur ishit vetëm ju e keqja?
Nuk di ta shpjegoj në mënyrë të detajuar, por ju siguroj se nuk jam penduar që u largova, pasi e bëra me vetëdije të plotë. E dija se çfarë skuadre kisha, por për mënyrën se si shkuan gjërat, vëreja shumë kundërshti nga ambienti i jashtëm. Nuk kisha asnjë mbështetje nga klubi, si në rastin kur na hahej haku nga arbitrat dhe kur dënoheshim nga federata. Unë mund ta kisha lënë ekipin që në janar, por mendova se gjërat mund të ndryshonin, çka nuk ndodhi. Kam punuar në dy periudha të ndryshme te Vllaznia: para disa vitesh, kur ishte president Valter Fushaj e këtë edicion dhe, e them pa problem, se një skuadër pa president, pa mbështetje konkrete dhe jo thjesht financiare, është thuajse jetime, ndaj mos e merrni për mburrje, por bashkë me Grimën kemi bërë shumë sakrifica për ta mbajtur në këmbë këtë edicion atë Vllazni.
Si e shikoni vijimësinë e kësaj skuadre, meqenëse e njihini mjaft mirë? Ka shanse që të gabojë, pasi nuk ka një kalendar shumë të lehtë?
Unë them se Vllaznia shpëton. Nëse fiton ndeshjen me Kastriotin këtë javë, edhe sikur të humbin me Tiranën, përsëri shpëton, kjo pasi nisem edhe fakti që Besa do luajë në Korçë ndaj Skënderbeut, ku gjasat më të shumta janë që të mos marrë asnjë pikë. Në këtë këndvështrim e shikoj Vllazninë të shpëtuar dhe ju siguroj se e kam pasur prej kohësh këtë bindje, pavarësisht aleancave dhe gabimeve të arbitrave.
Ka aleanca në kampionatin shqiptar?
Sigurisht që po, dhe bëhen më të dukshme në fund të çdo sezoni. Por të kuptohemi: ky nuk është një fenomen i shpikur nga ne, pasi kudo, edhe në futbollin e zhvilluar, ekzistojnë aleancat.
Folët për arbitrat, si e shikoni punën e tyre, referuar edhe ndeshjes së fundit Besa-Laçi, ku pati shumë probleme me gjykimin?
Sipas meje, arbitrat janë pjesë e këtij kampionati, me të mirat dhe këqijat e veta. Shpeshherë bëhen protagonistë, por të mos harrojmë se më së pari janë aleancat dhe vetë klubet ato që prodhojnë atë çka ndodh në fushë. Unë nuk e mendoja kurrë që Besa, një skuadër me kaq traditë dhe me një grup lojtarësh do arrinte të ishte në katër skuadrat e fundit të renditjes. E kuptoj se në një ndeshje apo tjetër edhe arbitrat mund të kenë gabuar, por gjithsesi Besa erdhi deri këtu për shkak të humbjeve me Teutën dhe Tiranën dhe pikët që la në fushën e vet me Kastriotin dhe Lushnjën.
Po thoni se nuk duhet të fajësohet arbitri Sadiku për situatën e Besës?
Po them që Besa, me grupin simpatik që ka pasur dhe ka në dispozicion e pati fatin në dorën e vet, por bëri disa gabime, pa të cilat sot nuk do ishte aty ku është.
Për të qëndruar këtu, gjykoni se mund të ketë ndonjë surprizë sa i përket fundit të renditjes deri në fund të sezonit?
Jo, nuk shikoj asnjë surprizë. Bylisi është përjashtuar, Lushnja dhe Kastrioti janë thuajse të dorëzuar, teksa skuadrat e tjera në luftë për mbijetesë, Tirana, Vllaznia, Flamurtari, nuk besoj se do bëjnë gabime në këtë fund sezoni.
Skënderbeu ka humbur në ndeshjet e fundit, a mendoni se titulli është vënë në diskutim?
Absolutisht jo. Skënderbeu është skuadra më e mirë e kampionatit dhe, pavarësisht lënies së disa pikëve në javët e fundit, unë jam i bindur se titullin nuk do ta vërë në diskutim, kjo nisur edhe nga kalendari, diferenca e pikëve me skuadrën e vendit të dytë, Kukësin dhe forcën reale që ka kjo skuadër. Skënderbeu për mua është kampion.
Cila skuadër shkon sipas jush në Ligën e Europës?
Së pari, duhet parë nëse Kukësi do fitojë në finalen e Kupës, pasi një gjë e tillë do të fuste në garë edhe skuadrën e cila do renditej e katërta në kampionat, gjithnjë referuar renditjes aktuale. Realisht, unë e shikoj si shumë të paparashikueshme finalen e Kupës.
Pse?
Sepse edhe Flamurtari ka një skuadër shumë të mirë, me lojtarë me eksperiencë. Dhe, nëse e arrin shumë shpejt mbijetesën matematikore, atëherë them se do jetë edhe më e qetë në finalen e kupës. Nga ana tjetër, Kukësi ka avantazhin moral, se ka fituar thuajse gjithnjë ndaj vlonjatëve në këto dy vitet e fundit. E megjithatë, për mua në këtë ndeshje nuk ka favoritë. Pra, janë 50 me 50 shanset për ta fituar.
Dakord, por cila shkon në Europë nga këto dy skuadra?
Shanset më të mëdha sot për sot i ka Teuta, kjo nisur edhe nga kalendari.
Po thoni që Partizani dhe Laçi nuk e kapin dot Europën?
Gjykoj se Partizani ka një kalendar shumë të vështirë dhe e vendos të ardhmen e vet në dy ndeshje: Partizani-Kukësi dhe Laçi-Partizani. Nëse i fiton këto dy takime, atëherë them se e kap Ligën e Europës, në të kundërt them se do ta ketë thuajse të pamundur.
Jeni një nga trajnerët më të shëtitur në kampionatin shqiptar, do ju rishohim në një tjetër pankinë vitin tjetër apo i keni dhënë fund me trajningun?
Jo, absolutisht jo. Puna e trajnerit është e tillë, shkon aty ku kërkohet dhe ku mendon se mund të implementojë idetë e veta. Unë ndiej se kam ende shumë për të dhënë në futbollin shqiptar, ndaj me sezonin e ri do të vlerësoj ofertat që mund të më vijnë nga çdo skuadër e kampionatit.

Tetë muaj në Shkodër, ja aventura e Canajt
Agim Canaj u prezantua si trajner i ri i Vllaznisë më 24 korrik të 2013-ës. Skuadra ishte thuajse e lënë si jetime, duke qenë se ish-presidenti Agron Çela, për shkak të zgjedhjes së tij si deputet, dha dorëheqjen nga klubi. Në këto kushte, Vllaznia kaloi sërish në posedim (edhe de fakto) të bashkisë, e cila solli në krye Canajn, duke i premtuar se ai do kishte mbështetjen e duhur, paratë dhe se do e bënte ai merkaton e skuadrës. Në fakt, ditët në vijim u vërejt qartë se të gjitha këto nuk ishin të vërteta, kjo pasi Vllaznia bën një merkato prej një klubi inferior, ku goditja e vetme mund të konsiderohet afrimi i sulmuesit Bushiç. E megjithatë, në pjesën e parë të sezonit, skuadra bën disa ndeshje shumë të mira, duke të dhënë përshtypjen se ai grup lojtarësh do pretendonte më shumë se mbijetesa. Por 2011-ta solli një vakum rezultatesh, për shkak të mungesës së golit, e cila solli në mars dorëheqjen e Canajt. Pas një takimi me drejtuesit, tekniku vendosi t’i japë fund aventurës me kuqeblu.

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου