Trajneri Trajneri malazez i kuqebluve, Dervish Haxhiosmanoviç, i cili është emëruar së fundmi në krye të Vllaznisë, në tri takimet që e ka drejtuar skuadrën nuk njeh rezultat tjetër veç fitores. Në tri ndeshjet e drejtuara nga “Deda” Vllaznia ka arritur të marrë tri fitore dhe natyrshëm tani pret që të shkruhet në tavolinë edhe suksesi i katërt radhazi. Ardhja e teknikut malazez duket se ka sjellë edhe fatin e munguar tek ekipi shkodran. Pavarësisht se në kohën kur skuadrën e ka drejtuar ish-trajneri Agim Canaj ekipi ka prodhuar lojë, por ka munguar më e rëndësishmja, rezultati pozitiv. Kjo dukuri është vënë re më tepër në fazën përmbyllëse të fazës së dytë të kampionatit. Mungesa e rezultateve solli largimin nga pankina të teknikut Canaj dhe zëvendësimin momental me zv.trajnerin Samuel Nikaj. Mirëpo, sërish gjërat nuk shkuan siç duhet, pavarësisht se rezultati i barabartë në Kukës dha shenja kthese. Humbja me Partizanin solli edhe ndryshimin në “kullën drejtuese” dhe me ardhjen në krye të ekipit të trajnerit Dervish Haxhiosmanoviç duket se gjërat kanë ndryshuar si me shkop magjik. Tri takime e tri fitore dhe tani pritet edhe suksesi i katërt, tregues që nuk duan shumë koment.
Fitoret Këtë sezon ekipi shkodran ka treguar shumë luhatje në rezultate nga java në javë. Pavarësisht se do të quhet tepër pozitive faza e parë e zhvilluar nga skuadra shkodrane, ku u grumbulluan 17 pikë, sërish munguan fitoret radhazi. Krejt e kundërta duket se ka ndodhur në tri javët e fundit. Vllaznia ka marrë 3 fitore, njëra më me vlera se tjera, duke shënuar pesë gola dhe mos pësuar asnjë. Këtë fundjavë Vllaznia do të koleksionojë dhe fitoren e katër dhe kështu tekniku Haxhiosmanoviç do të tentojë pas dy javësh në Krujë të thyejë një tjetër rekord, duke kërkuar suksesin e pestë pa ndërprerje.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου