Πέμπτη 29 Μαΐου 2014

Situatë kaotike te Vllaznia, pritet zgjidhja e kryebashkiakut

Kryebashkiaku i Shkodrës, Lorenc Luka, është personi i vetëm që mund t’i japë zgjidhje Vllaznisë. Si president i klubit, ai ka të drejtën që të vendosë, por deri më tani ai po e mban peng të ardhmen e skuadrës. Numri një i bashkisë po kërkon kohë për të t’i dhënë drejtim kësaj çështjeje, ndonëse ofertat nga biznesmenë të ndryshëm janë të shumta. Luka vazhdon të jetë i pavendosur, ndaj pa u qartësuar kryebashkiaku, kjo çështje nuk mund të kalojë në rend të ditës në Këshillin Bashkiak. Aktualisht, Luka ndodhet jashtë Shqipërisë dhe ende nuk dihet për sa kohë nuk do të jetë në Shkodër. Nisur edhe nga statusi i klubit, por edhe nga atributet që këshilltarët e bashkisë i kanë dhënë Lukës, si përfaqësuesi numër një ligjor i klubit, e kanë bërë kreun e bashkisë përcaktuesin e fateve të Vllaznisë. Do të jetë ky personi nga i cili varen edhe fatet e skuadrës kuqeblu, e cila vazhdon të jetë në një situatë tejet kaotike.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου