Nëse klubi i Vllaznisë do të kalojë në pronësi (ose përdorim, pasi nuk është vendosur ende sesi do të veprohet nga ana e bashkisë) të kompanisë zvicerane “Geasport Immobiliare SA”, atëherë në drejtim të skuadrës pritet të afrohet një kampion bote. Gazeta “Panorama Sport” zbardh sot një pjesë të plan-biznesit që kjo kompani ka dorëzuar tashmë në zyrën e kryebashkiakut të qytetit të Shkodrës, Lorenc Luka, mes të tjerash shkruhet qartazi edhe për pozicionet në klub. Kështu, kur vihet te momenti që flitet për trajnerin e ri (shiko foton, faksimilen në krah), presidenti i “Geasport”- it, Roberto Nava ka saktësuar se në atë pozicion do të jetë një mes dy-ish yjeve të Milanit dhe Italisë, kampione bote në 2006- n.
Trajneri - Është ende për t’u zgjedhur, pas bisedimeve me teknikë të ndryshëm dhe disponueshëm: Xhianluka Zambrota, Xhenaro Gatuzo, Baldo Raineri (ish-trajner i Belinzonës). Sa i përket zëvendëstrajnerit, ai do jetë një person shqiptar, mundësisht njohës i gjuhëve të huaja dhe i dalë nga shkolla e Vllaznisë”, lexohet në shkresën e firmosur në fund nga presidenti Nava drejtuar kryebashkiakut Luka. Xhainluka Zambrota, pasi u largua nga Milani në 2012-n shkoi te Kiaso, vend nga i cili edhe vjen. Skuadra e këtij qyteti militon në kategoritë inferiore në Zvicër. Pas një sezoni me këtë ekip si futbollist, ai tentoi edhe ta drejtonte si trajner. Ndërkohë, sipas kompanisë “Geasport”, ky i fundit tërhiqet nga ideja për një aventurë si trajner, jashtë Italisë, ndaj me ish-mbrojtësin në fjalë menaxherët e kësaj kompanie do të ulen në bisedime, gjithnjë nëse Vllaznia do kalojë në drejtim të tyre. E njëjta histori pak a shumë edhe për Gatuzon. Ish-mesfushori i Milanit pati një eksperiencë të shkurtër si trajner/lojtar në Zvicër te Sioni, ndërsa vjet drejtoi për pak kohë Palermon, por u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta. Sakaq, mësohet se afrimi i ish-kampionëve të botës, më shumë se sa çështje parash, bëhet si një dëshirë e tyre për të eksploruar futbollin jashtë Italisë, në rastin konkret në Shqipëri. Përveç këtyre, në listë është edhe ish-trajneri i Belixonës, Baldo Raineri, një emër pak (për të mos thënë aspak) i njohur në vendin tonë, por me goxha eksperiencë në Zvicër, kryesisht në kategori të ulëta. Ndërkohë, është qartësuar nga ana e kompanisë “Geasport” se afrimi i tyre te Vllaznia, jo vetëm që do sjellë publicitet për klubin shkodran, por natyrisht do të punohet gjerësisht edhe me të rinjtë, akademia e së cilës u shpall kampion.
Pankina, në listë edhe djali i Zdenek Zemanit
Quhet Karel Zeman. Është 37 vjeç. I lindur në Napoli, Itali, por më shumë sesa kjo skedë e vogël, ai që të bën kurioz është mbiemri i tij. Po, pasi në fakt kemi të bëjmë me djalin e vogël të teknikut çek të shumë skuadrave në Itali, Zdenek Zeman. Ky i fundit ka tentuar të ndjekë gjurmët e të atit, por deri tani ka drejtuar në skuadra diletantësh në Itali si: Toma Malie, Manfredonia dhe Alma Juventus Fano. Ndërsa sezonin e shkuar ishte në drejtim të skuadrës malteze, Kormi, duke shënuar një sukses. Edhe ky i fundit është një nga ata trajnerë që mund të afrohet në stolin e Vllaznisë. Madje, ai mund të jetë te kuqeblutë edhe në rolin e një tekniku për të rinjtë, gjithnjë nëse në krye do jetë njëri mes Zambrotës dhe Gatuzos.

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου