Vllaznia është në prag të ndryshimit të drejtimit të klubit. Pas një tjetër sezoni plot probleme financiare për shkak të paketës 100-përqindëshe që zotëron e vetme bashkia, klubi pritet të kalojë në duart e një kompanie zvicerane. Bëhet fjalë për “Geasport”, me seli në Lugano, e cila merret kryesisht me merkato futbollistësh, duke investuar më së shumti tek akademitë. Është pikërisht kjo kompani që fundvitin e kaluar bashkoi kapitalet te Teuta e Durrësit, duke sjellë në merkaton e janarit më shumë se 10 lojtarë, kryesisht të huaj. Tanimë, mësohet se interesi i tyre ka shkuar drejt veriut të Shqipërisë, pikërisht te Vllaznia, klub ky që prej 2011-ës është kthyer në shoqëri aksionare, me kapitele që të gjitha në zotërim të Bashkisë së Shkodrës.
Fushaj: Nuk komentojmë më Vllazninë, dihet projekti ynë
Ish-zv/presidenti i Vllaznisë dhe ish-anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Pjerin Fushaj nuk ka dashur të bëjë asnjë koment në lidhje me mundësinë e një marrëveshjeje mes kompanisë zvicerane dhe bashkisë Shkodër për Vllazninë. Edhe pse së bashku me të vëllanë, Valterin, ata kanë investuar ndër vite në klubin kuqeblu, që pas kthimit në shoqëri aksionere nuk kanë pasur asnjë kontakt edhe pse nuk kanë munguar shpeshherë deklaratat nëpër media për një rikthim të dytë në krye të klubit. Sakaq, dje i kontaktuar nga “Panorama Sport”, Fushaj ka saktësuar se vetëm në ditët në vijim do të bëjë më të qartë vendimin sa i përket Vllaznisë. “Nuk kemi asnjë koment në lidhje me bisedimet që po thoni ju. Nuk kemi çfarë të themi se bashkia e di fort mirë se kush janë Fushajt. Ne kemi bërë punën tonë për vite me radhë dhe këtë e dinë të gjithë. Ndoshta pas dy-tri ditësh do të japim një deklaratë më të menduar”, ka thënë Fushaj. Kujtojmë se një nga emrat që është lakuar në javët e fundit për të marrë drejtimin e këtij klubi, është familja Fushaj. Ish-presidenti, Valter Fushaj nuk e ka fshehur në asnjë moment dëshirën për ta rimarrë përsëri Vllazninë, por gjithmonë ka dhënë edhe opsionin e tij. Mësohet se pak kohë më parë ai pat kërkuar që bashkia të mos lërë asnjë lekë borxh të prapambetur dhe po ashtu se një nga kushtet e Fushajt ishte edhe akordimi i një shume prej 250 milionë lekësh të vjetër në një sezon nga ana e bashkisë. Në kohën kur ekipin e drejtonte Fushaj, bashkia akordonte vetëm 70 milionë lekë të vjetër në sezon, ndërsa për sezonin që sapo u mbyll u dhanë 200 milionë lekë të vjetër. Por kjo shumë është rritur edhe nga donacione të shumta, pavarësisht se ky sezon mund të cilësohet si një nga më të “lirët” sa u përket shpenzimeve.
LEONARD KARAJ
Takimi Duhet thënë se “joshjet” mes “Geasport” dhe drejtuesve të Bashkisë së Shkodrës kanë nisur që muaj më parë, teksa emisarëve të kësaj kompanie kanë pasur takime zyrtare me drejtues të bashkisë së qytetit verior. Madje, “Panorama Sport” ka mësuar se në këtë institucion të qeverisjes vendore është dorëzuar zyrtarisht edhe një plan biznesi nga ana e zviceranëve. Në të jepen me detaje të gjitha resurset, financimet dhe çka pritet të ndodhë me klubin kuqeblu, në rast se ai do të ndryshojë mënyrën e drejtimit dhe të menaxhimit. Pas konsultimeve në rang ekspertësh mes të dy grupeve të punës, dje në Shkodër është bërë edhe një takim, i protokolluar, zyrtar, mes kryetarit Lorenc Luka dhe presidentit të “Geasport”, Robert Nava. Në të është diskutuar në lidhje me rrugët drejt kalimit të klubit në zotërim të kësaj kompanie, natyrisht duke projektuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt, të paktën financiarisht, me qëllim rikthimin e skuadrës në luftën për titull.
Garancia Ndërkohë, mësohet se bashkia nga ana e vet ka kërkuar më shumë garanci në lidhje me plan-biznesin e paraqitur nga “Geasport”, të lidhura këto kryesisht me buxhetin e klubit. Bashkia ka kërkuar një garanci të ngrirë në një bankë në Shqipëri të një shume prej 300 mijë eurosh, duke premtuar gjithashtu nga ana e saj se do të jetë aktive edhe ajo në arkën e klubit, natyrisht në vlera më të vogla financiare. Nisur nga kjo, palët janë dakorduar që të rishqyrtojnë pretendimet e njëra-tjetrës, përpara se të finalizojnë marrëveshjen. Në rast të një kalimi të klubit në duart e zviceranëve, bëhet me dije se skuadra do të pësojë një revolucion të vërtetë për edicionin tjetër, me synimin e arritjes minimalisht të pjesëmarrjes në Kupat e Europës dhe maksimalisht fitimin e titullit kampion, trofe ky që u mungon kuqebluve që nga sezoni 2000-2001, kur drejtohej nga ish-presidenti i ndjerë, Myftar Çela (Vllaznia ka fituar nëntë tituj kampionë në: 1945, 1946, 1971-1972, 1973-1974, 1977-1978, 1982- 1983, 1991-1992, 1997-1998 dhe 2000-2001).

Paketa financiare, ja si mund të bëhet ndarja
Aktualisht KF Vllaznia është me 100 për qind kapital në zotërim të bashkisë, ndërkohë që nëse do të pranohet marrëveshja me kompaninë zvicerane, “Geasport”, atëherë pjesa mazhoritare (të paktën 51 për qind) do t’i kalojnë kësaj të fundit, ndërsa pjesa tjetër do të mbetet në dorë të bashkisë, e cila jo vetëm që do të japë sërish parà për aq sa do të ketë aksione, por do të ketë edhe një sy kontrollues në lidhje me zbatimin në terren të marrëveshjes. Ndërkaq, nuk është bërë e qartë ende nëse do të jepet në përdorim veprimtaria, apo do të shiten një pjesë e aksioneve totale, të cilat përfshijnë edhe asetet e klubit. Gjasat janë që mes bashkisë dhe “Geasport” të firmoset një marrëveshje, e cila do të konsistojë me marrjen në përdorim të aktivitetit të klubit për një periudhë të paktën trevjeçare, me të drejtë rinovimi. Në kësi rasti, kompania zvicerane do të jetë në një farë prove, lidhur me zbatimin e marrëveshjes. Pra, nëse gjatë këtyre tre viteve gjërat do të shkojnë në kahun e duhur, atëherë rinovimi do të jetë automatik.

Ja kush është kompania zvicerane që do klubin
“Geasport”, sipas të dhënave, u krijua në dhjetor të 2008-ës në Lugano të Zvicrës. Objekti i saj është shprehimisht: asistencë administrative dhe këshillim në promocionet sportive, marrëdhënie me publikun, këshillim në marketing strategjik, kontakte dhe lidhje me sponsorë. Blerje, shitje, shfrytëzim i të drejtave objektive, të lidhura me veprimtaritë sportive, si dhe menaxhim i futbollistëve. Kompania mund të operojë në të njëjtën fushë veprimi, bazuar në ligjet dhe rregulloret, në të gjitha shtetet e tjera. Ajo drejtohet nga 2013-ta nga administratori i vetëm (president), Roberto Nava. Kompania ka një numër të konsiderueshëm menaxherësh dhe vëzhgues talentesh anekënd botës, të cilët operojnë nën vesturën e kësaj të fundit në merkaton e futbollistëve. Ajo njihet për marrëdhëniet e ngushta edhe me klubin e Luganos, ku deri në dhjetorin e 2013-ës luante Armando Sadiku.
“Geasport”, sipas të dhënave, u krijua në dhjetor të 2008-ës në Lugano të Zvicrës. Objekti i saj është shprehimisht: asistencë administrative dhe këshillim në promocionet sportive, marrëdhënie me publikun, këshillim në marketing strategjik, kontakte dhe lidhje me sponsorë. Blerje, shitje, shfrytëzim i të drejtave objektive, të lidhura me veprimtaritë sportive, si dhe menaxhim i futbollistëve. Kompania mund të operojë në të njëjtën fushë veprimi, bazuar në ligjet dhe rregulloret, në të gjitha shtetet e tjera. Ajo drejtohet nga 2013-ta nga administratori i vetëm (president), Roberto Nava. Kompania ka një numër të konsiderueshëm menaxherësh dhe vëzhgues talentesh anekënd botës, të cilët operojnë nën vesturën e kësaj të fundit në merkaton e futbollistëve. Ajo njihet për marrëdhëniet e ngushta edhe me klubin e Luganos, ku deri në dhjetorin e 2013-ës luante Armando Sadiku.
Fushaj: Nuk komentojmë më Vllazninë, dihet projekti ynë
Ish-zv/presidenti i Vllaznisë dhe ish-anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Pjerin Fushaj nuk ka dashur të bëjë asnjë koment në lidhje me mundësinë e një marrëveshjeje mes kompanisë zvicerane dhe bashkisë Shkodër për Vllazninë. Edhe pse së bashku me të vëllanë, Valterin, ata kanë investuar ndër vite në klubin kuqeblu, që pas kthimit në shoqëri aksionere nuk kanë pasur asnjë kontakt edhe pse nuk kanë munguar shpeshherë deklaratat nëpër media për një rikthim të dytë në krye të klubit. Sakaq, dje i kontaktuar nga “Panorama Sport”, Fushaj ka saktësuar se vetëm në ditët në vijim do të bëjë më të qartë vendimin sa i përket Vllaznisë. “Nuk kemi asnjë koment në lidhje me bisedimet që po thoni ju. Nuk kemi çfarë të themi se bashkia e di fort mirë se kush janë Fushajt. Ne kemi bërë punën tonë për vite me radhë dhe këtë e dinë të gjithë. Ndoshta pas dy-tri ditësh do të japim një deklaratë më të menduar”, ka thënë Fushaj. Kujtojmë se një nga emrat që është lakuar në javët e fundit për të marrë drejtimin e këtij klubi, është familja Fushaj. Ish-presidenti, Valter Fushaj nuk e ka fshehur në asnjë moment dëshirën për ta rimarrë përsëri Vllazninë, por gjithmonë ka dhënë edhe opsionin e tij. Mësohet se pak kohë më parë ai pat kërkuar që bashkia të mos lërë asnjë lekë borxh të prapambetur dhe po ashtu se një nga kushtet e Fushajt ishte edhe akordimi i një shume prej 250 milionë lekësh të vjetër në një sezon nga ana e bashkisë. Në kohën kur ekipin e drejtonte Fushaj, bashkia akordonte vetëm 70 milionë lekë të vjetër në sezon, ndërsa për sezonin që sapo u mbyll u dhanë 200 milionë lekë të vjetër. Por kjo shumë është rritur edhe nga donacione të shumta, pavarësisht se ky sezon mund të cilësohet si një nga më të “lirët” sa u përket shpenzimeve.
LEONARD KARAJ
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου