Profesor, një tjetër fitore në miqësoren me Adën…
Ne luajtëm me një skuadër që është në fillimet e saj. Natyrisht, nuk ka ritmin e ekipit tonë, por ky ishte një takim që na vlen në këto momente. Në fokus qenë dy futbollistët serbë, të cilët ishin për provë, por edhe pjesa tjetër e lojtarëve që kam në dispozicion. Me grupin e lojtarëve që kemi në dispozicion do të kërkojmë që tanimë të bëjmë më të mirën.
Jeni i kënaqur me paraqitjen e dy serbëve?
Në pamjen e parë janë lojtarë që kanë probleme dhe nuk janë tërësisht të gatshëm. Mund të them se mesfushori, që luajti pas sulmuesit, ishte një lojtar teknikisht mirë, por pa gjendjen e duhur. Ndërsa për mbrojtësin mund të them se në një takim të tillë nuk kishte se çfarë të tregonte, duke qenë se kishte shumë disnivel mes skuadrave. Megjithatë, ne do i shikojmë me qetësi deri të shtunën dhe, më pas, do të vendosim për të ardhmen e tyre.
Prisni të tjerë lojtarë që mund të vijnë për provë?Natyrisht që neve na duhet të shikojmë deri në fund dhe të shpresojmë për të bërë afrime. Deri në fund të merkatos presim një lojtar cilësor. Neve na duhen medoemos dy apo tri afrime, pasi kampionati ka shumë takime dhe duhet t’u ruhemi pikërisht dëmtimeve, kartonëve, të cilët mund të vijnë në një situatë shumë kritike. Kjo, pasi nga grupi i gushtit kanë lëvizur edhe dy futbollistë. Megjithatë, besoj dhe shpresoj shumë që të kemi një fillim të mbarë për pjesën e mbetur të kampionatit.
Ndihet Vllaznia e kërcënuar për të rënë nga kategoria?
Normal që jemi të kërcënuar. Duke hequr tre apo katër ekipet e para, pjesa tjetër është e kërcënuar. Na duhet përqendrim maksimal që në takimin e parë të kësaj pjese të mbetur të sezonit. Ky kampionat ka treguar se mund të fitosh më të mirën dhe mund të humbësh me më të dobëtin. Prandaj ka shumë luhatje.

Miqësorja, Vllaznia bën “poker
” kundër Adës
VLLAZNIA – ADA 4-0
GOLAT: Kruja 21’, 34’, Shaba 54’, Dibra 56’
VLLAZNIA: Vujadinoviç, Gocaj, Boci, Dopudj, Kraja, Belisha, Tafili, Kruja, Paunoviç, Vecaj, Bushiç; (U aktivizuan: Selimaj, Zefi, Marku, Bala, Rexha, Shaba, Tafa, Bardulla, Kalaja, A.Dibra, Idrizi, Kapaklija). Trajner: A.Canaj
ADA: Fakja, Pllumbja, Pelingu, Çaku, Tota, Proda, Vuk, Juniku, Bashi, Puka, Markolaj; (U aktivizuan: Agai, Rahova, Figurina, Rrotaj, Nikaj).Trajner: K.Shaba
GJYQTARË: E.Qerimaj, N.Sterkaj, S.Ahmeti

Vllaznia ka arritur të fitojë 4-0 në miqësoren e djeshme ndaj Adës. Për numrin një të pankinës shkodrane, Agim Canaj, ky takim ka vlejtur për të parë më nga afër ecurinë e lojtarëve të tij në këtë periudhë përgatitore, si dhe dy ardhjet e fundit për provë. Në pjesën e parë, tekniku Canaj ka hedhur në fushën e lojës shumicën e lojtarëve, të cilët kërkon që t’i ketë edhe pjesë të formacionit për takimin e parë për këtë vit, atë ndaj Skënderbeut. Në portë, ai ka hedhur Vujadinoviç, e pastaj me radhë Gocaj, Boci, Dopudj, Kraja, Belisha, Tafili, Kruja, Paunoviç, Vecaj e Bushiç. Ajo që ka rënë në sy ka qenë aktivizimi i dyshes serbe të ardhur për provë pranë kësaj skuadre. Pjesa e parë e takimit ka folur e gjitha për të besuarit e Canajt, të cilët kanë arritur të shënojnë edhe dy gola me anë të shkodranit Arsid Kruja. Në pjesën e dytë të dy trajnerët kanë bërë të gjitha zëvendësimet e mundshme. Edhe në këtë pjesë, shkodranët kanë shënuar edhe dy herë të tjera me anë të Stivi Shabës në minutën e 56-të të takimit dhe vetëm pas dy minutash me anë të sulmuesit Arens Dibra. Më shumë sesa rezultati, ky test u ka shërbyer stafeve teknike për të parë formën e lojtarëve të tyre.
Vijnë një mbrojtës dhe një mesfushor serb
Te Vllaznia kanë mbërritur dje për provë dy lojtarë serbë. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Boshko Dopudj dhe mesfushorin Sasha Paunoviç. Të dy këta futbollistë në miqësoren ndaj Adës kanë qenë pjesë e ekipit. Qendërmbrojtësi Dopudj, i datëlindjes 09.12.1990, është pjesë e ekipit të FK Metalac në Ligën e Parë të Serbisë. 23-vjeçari dje e ka pasur shumë të lehtë për të treguar, nëse është i aftë për të veshur fanellën e Vllaznisë. Ndërsa Sasha Paunoviç është një tjetër lojtar serb, i cili luan në qendër të mesit të fushës pas sulmuesit. Ky i fundit ka qenë pjesë e ekipeve si Balkan Bukovica, Hajduk Beograd, FK Lovcen, Fk Zarkovo etj.

Shi dhe pa drita, Vllaznia kthehet nga Velipoja
Vllaznia është kthyer menjëherë në Shkodër pa kaluar as 24 orë nga largimi në drejtim të Velipojës, për zhvillimin e fazës përgatitore. Kushtet klimaterike dhe problemet me energjinë elektrike kanë bërë që kuqeblutë të ndërmarrin një veprim të tillë. “Dëshira jonë ishte që në 6-7 ditë të qëndronim në Velipojë, por kushtet atmosferike dhe dritat na bënë që të dështojë ky drejtim. Nesër do të vazhdojmë me nga dy seanca këtu në Shkodër, pikërisht deri të shtunën, kur do të luajmë takimin me Veleçikun. Megjithatë, mund t’ju them se kjo nuk ka ndikuar aspak në përgatitjet tona. Madje, në kushte të tilla, ndihemi më mirë në Shkodër”, – ka thënë tekniku Canaj.

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου