Konfirmimi I kontaktuar dje nga “Panorama Sport” nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, mesfushori serb ka pranuar kontaktet me Vllazninë. “Po, është e vërtetë që unë kam biseduar së fundmi me përfaqësues të klubit shkodran. Megjithatë, për t’u transferuar te Vllaznia kërkoj garanci financiare. Më pëlqen kjo skuadër, pasi më kanë folur edhe miqtë e mi, portieri Selimaj dhe mbrojtësi Boci, me të cilët kam luajtur te Luftëtari. Të shohim në ditët e ardhshme se çfarë do të ndodhë, por e theksoj se nuk mund të bëj një hap pa marrë garanci financiare nga klubi”, – është shprehur Nikoliç. Gjatë sezonit të kaluar ai luajti 22 ndeshje për Luftëtarin, teksa shënoi dy gola, një ndaj Teutës në Gjirokastër në fitoren 4-1 dhe një në Fier kundër Apolonisë në triumfin 0-3. Mbetet për t’u parë nëse bisedimet mes klubit dhe lojtarit do të avancojnë.
JORGIS MEMO
JORGIS MEMO
Vllaznia dhe Buduçnosti, ide për Ligën Ballkanike
Klubet e Vllaznisë dhe Buduçnostit të Podgoricës do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, jo vetëm në nivelin e ekipeve të para, por edhe me akademitë e tyre. Dy ditë më parë marrëveshja është arritur mes dy drejtorëve të klubeve, atij të Vllaznisë, Armir Grima dhe të Buduçnostit, Budimir Miranoviç. Ka qenë vizita e ekipit shkodran në Podgoricë ditën e shtunë, që është konkretizuar me këtë marrëveshje në zyrat e klubit të Buduçnostit. Vllaznia udhëtoi drejt Malit të Zi për të zhvilluar miqësoren ndaj Çelikut. Ndërkohë, dy drejtorët e klubeve janë shprehur të kënaqur për bashkëpunimin që do thellohet edhe më tej, madje është hedhur edhe ideja e rikrijimit të Ligës Ballkanike mes klubeve të rajonit tonë. “E kemi për nder të bashkëpunojmë me një klub me shumë emër siç është Vllaznia, për më tepër tashmë edhe me ekipet e akademisë së klubit shkodran. E kemi të qartë që akademia e Vllaznisë është e shkëlqyer dhe ofron shumë mundësi bashkëpunimi, prandaj do të shohim mundësitë për të qenë më pranë njëri-tjetrit, jo vetëm me ekipet e para, por edhe me moshat”, – ka thënë Miranoviç për uebsajtin zyrtar të klubit shkodran. Grima – Drejtori sportiv i klubit Vllaznia, Armir Grima, në lidhje me këtë marrëveshje është shprehur: “Planet janë tepër serioze këtë radhë për të shkuar më larg se çdo herë tjetër, në mënyrë që të mos kemi vetëm ndeshje miqësore mes ekipeve të para, por edhe me moshat. Vllaznia dhe Buduçnosti besoj se do e rrisin edhe më shumë bashkëpunimin, pasi idetë tona janë për krijimin e një Lige Ballkanike sërish, ashtu siç ka ekzistuar edhe shumë vite më pare”. Në këto kushte, bashkëpunimi mes ekipeve të akademisë së Vllaznisë me të Buduçnostit sigurisht që pritet të jetë i frytshëm, pasi trajnerët shkodranë kanë se çfarë të mësojnë nga trajnerët fqinj, që shquhen për vlerat e tyre trajnuese sidomos me moshat. Mali i Zi njihet për prodhimin e shumë talenteve, që sot luajnë në Ligat më të forta të Europës.

Pritet zyrtarizimi i Vukçeviç e Paunoviç
Vllaznia do të startojë sot javën anti-Skënderbe. Kjo javë do të jetë vendimtare edhe për sa i përket merkatos, teksa klubi në ndryshim nga sa pritej ka bërë pak lëvizje. Janë afruar katër emra të rinj, të cilët kanë qenë edhe më parë në ekip. Bëhet fjalë për Mateo Zefin, Stivi Shabën, Antonio Markun dhe Amir Tafën. Nga ana tjetër janë larguar Klodian Semina e Behar Ramadani, por ajo që bie më shumë në sy është fakti se ende në skuadër nuk është afruar një lojtar që të plotësojë më së miri kërkesat e trajnerit Agim Canaj. Më i mundshmi për t’u afruar është mbrojtësi malazez Nikola Vukçeviç. Ky i fundit pritet që sot të marrë një vendim, dhe gjasat janë që të veshë për herë të dytë fanellën e Vllaznisë. Shanset janë që të zyrtarizohet edhe mesfushori serb, Sasha Paunoviç, por kjo mbetet për t’u parë

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου