Παρασκευή 31 Ιανουαρίου 2014

SKËNDERBEU- VLLAZNIA LUHET TË DIELËN NË ORËN 13.00

Gjysma e dytë e sezonit futbollistik shqiptar do të nisë këtë të shtunë megjithatë Vllaznia ndeshjen e saj të parë për këtë vit do ta luajë të dielën. Pikërisht në Korçë ndaj Skënderbeut vendas. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike sot datat dhe oraret e zhvillit të ndeshjeve të javës së 17-të të Superligës dhe tre takime do të luhen të shtunën ndërsa tre të tjerët të dielën.
Vllaznia do të luajë pikërisht në ditën e fundit të kësaj jave, ndaj skuadrës që udhëheq kampionatin por që është njëkohësisht edhe kampion në fuqi i vendit- Skënderbeut. Takimi do të luhet në orën 13.00 dhe për kuqeblutë ka një rëndësi të madhe sepse pozitat e tyre në renditje nuk janë aspak të mira prandaj dhe duhet luftuar fort në çdo ndeshje për të marrë pikët maksimale megjithëse këtë të dielë do jetë e vështirë por jo e pamundur. Ja kalendari i plotë i ndeshjeve të kësaj jave sipas ditëve dhe orareve kur do luhen:
Java 17
01.02.2014 Besa- Laçi                 ora 14.00
01.02.2014 Partizani- Kukesi         ora 17.00
01.02.2014 Kastrioti- Tirana          ora 14.00
02.02.2014 Bylis- Flamurtari          ora 13.00
02.02.2014 Teuta- Lushnja          ora 17.00
02.02.2014 Skenderbeu- Vllaznia   ora 13.00

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου