Grima, si e shikoni situatën në këto momente?Natyrisht që nuk është e mirë, pavarësisht se të humbësh me Skënderbeun nuk është tragjedi. Mendoj se ekipi ka bërë një paraqitje të mirë në këtë takim, dhe kjo duhet marrë si tregues për të ardhmen. Na duhet shumë mund e punë për të arritur atë objektiv që kemi tani.
Çfarë po e shqetëson më tepër në këto momente Vllazninë?
Ajo për të cilën të vjen keq është se në këto momente Vllaznia po përdoret politikisht, për t’u sulmuar edhe nga brenda. Kjo nuk është pozitive dhe në asnjë mënyrë nuk ndikon për mirë në të. Ne do të kemi shumë presion nga jashtë Shkodrës në pjesën e mbetur të këtij sezoni, prandaj do të kërkoja që skuadra të mos ketë presion nga brenda. Vllaznia të mos shfrytëzohet për një kundërvënie në drejtime të ndryshme. Drejtuesit e bashkisë po bëjnë maksimumin e mundshëm që asaj të mos i mungojë asgjë.
Si e shikoni pjesën e mbetur të këtij kampionati?Gjërat me kalimin e javëve sa vijnë e vështirësohen. Kampionati do të bëhet gjithmonë e më i ashpër, pasi të gjitha ekipet do të bëjnë të pamundurën për të mbijetuar. Që nga vendi i dytë dhe deri te skuadra e fundit, të gjitha janë në vorbullën e rënies nga kategoria. Ne duhet të punojmë shumë dhe të japim më të mirën, në mënyrë që të arrijmë rezultatet. Këto duhet t’i bëjmë takim pas takimi, duke e filluar që nga përballja me Teutën.
I keni dhënë fund merkatos së janarit, sipas jush është bërë më e mira?
Ne kemi kontaktuar shumë lojtarë gjatë merkatos. Mendoj se afrimet e bëra janë zgjedhjet e duhura. Megjithatë dua t’u them tifozëve shkodranë që ne kemi bërë maksimumin e mundshëm për të afruar Gilman Likën e po ashtu edhe Memellin. Mund të them se kemi bërë oferta të majme për ta. Megjithatë ishte e drejta e tyre për të përzgjedhur ekipet që u ofruan më shumë. Ne me ato mundësi që kishim mendoj se bëmë më të mirën.
Po për sa i përket çështjes “Beqiri”?
Nga ana jonë pat një gatishmëri për ta mbyllur mes vetes çështjen me Beqirin. Mirëpo lojtari veproi në mënyrën e tij. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se gjërat kanë marrë fund mes nesh. Mendoj t’ia lëmë kohës dhe të shikojmë se çfarë do të bëhet për këtë lojtar.

Belisha dhe Semina kthehen ndaj Teutës
Në takimin me Teutën, tekniku Agim Canaj do të ketë përkrah lojtarëve që ka pasur të gatshëm në përballjen me Skënderbeun edhe dy forca më shumë: kapitenin Amarildo Belisha dhe mbrojtësin e qendrës Klodian Semina. Këta të fundit kanë qenë të pezulluar për shkak të plotësimit të kartonëve të verdhë, kësisoj nuk luajtën në përballjen me Skënderbeun. Ata rikthehen për ndeshjen me Teutën, duke qenë kështu dy forca më tepër për teknikun Canaj për mbrojtjen dhe mesin e fushës. Nisur nga kjo pritet të ketë lëvizje në formacionin shkodran për ndeshjen me Teutën

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου