Πέμπτη 29 Μαΐου 2014

Situatë kaotike te Vllaznia, pritet zgjidhja e kryebashkiakut

Kryebashkiaku i Shkodrës, Lorenc Luka, është personi i vetëm që mund t’i japë zgjidhje Vllaznisë. Si president i klubit, ai ka të drejtën që të vendosë, por deri më tani ai po e mban peng të ardhmen e skuadrës. Numri një i bashkisë po kërkon kohë për të t’i dhënë drejtim kësaj çështjeje, ndonëse ofertat nga biznesmenë të ndryshëm janë të shumta. Luka vazhdon të jetë i pavendosur, ndaj pa u qartësuar kryebashkiaku, kjo çështje nuk mund të kalojë në rend të ditës në Këshillin Bashkiak. Aktualisht, Luka ndodhet jashtë Shqipërisë dhe ende nuk dihet për sa kohë nuk do të jetë në Shkodër. Nisur edhe nga statusi i klubit, por edhe nga atributet që këshilltarët e bashkisë i kanë dhënë Lukës, si përfaqësuesi numër një ligjor i klubit, e kanë bërë kreun e bashkisë përcaktuesin e fateve të Vllaznisë. Do të jetë ky personi nga i cili varen edhe fatet e skuadrës kuqeblu, e cila vazhdon të jetë në një situatë tejet kaotike.

Τετάρτη 28 Μαΐου 2014

Kruja: Qëndroj te Vllaznia, shpresoj të jemi më mirë

Talenti i sezonit, arsid krujaMesfushori i Vllaznisë Arsid Kruja i ka premtuar besnikëri skuadrës së tij edhe për të paktën sezonin tjetër me shpresën se shkodranët nuk do të jenë vetëm një skuadër që kërkon mbijetesën. 20 vjeçari, i cili u vlerësua me vendin e dytë në çmimin talenti i vitit, flet për të ardhmen e tij që duket të jetë sërish tek Vllaznia aty ku talentet nuk mungojnë. “Jam në kontratë me Vllazninë dhe do vijoj të jem ende aty. Çmimi është një vlerësim për punën e bërë edhe pse Vllaznia kaloi një moment të keq. Shpresoj që skuadra të përmirësohet dhe në sezonin tjetër të kemi objektiva të tjerë, që janë të denja për futbollin shkodran”, ka deklaruar Kruja.
Pavarësisht momentit negativ të shkodranëve edicionin e kaluar, elementët cilësorë nuk munguan dhe kjo duket në vlerësimin që i është bërë mesfushorit 20 vjeçar. Kruja thekson se historia e këtij trofeu ka treguar që në Shkodër nuk mungojnë talentet. “Fakti që më parë ky trofe është fituar nga shkodranët tregon se Vllaznia ka traditë në prodhimin e talenteve”, ka përfunduar deklaratën e tij talenti shkodran. Së fundmi Kruja është bërë pjesë e përfaqësueses së 21 vjeçarëve të Shqipërisë. 20 vjeçari është një nga futbollistët më të aktivizuar këtë sezon tek Vllaznia, pasi regjistron 32 ndeshje të luajtura dhe katër gola të realizuar, duke qenë shpeshherë shpëtimtar tek skuadra e tij.

Δευτέρα 26 Μαΐου 2014

Habitet Gatuzo: Unë s’di asgjë për Vllazninë

GATUZOOOO“Nuk e di për çfarë po flisni, s’jam fare në dijeni”
Lajmi i bujshëm, i qarkulluar ditën e djeshme në median shqiptare rreth emrit të Xhenaro Gatuzos si një nga kandidatët e mundshëm për stolin e Vllaznisë ka turbulluar mendjet e shumë tifozëve të futbollit në Shqipëri. Në kuadër të kësaj merkatoje që përditë dhe më shumë po prodhon risi në kampionatin tonë, “Gazeta e Sportit” ka kontaktuar drejtpërdrejtë me Gatuzon në lidhje me këtë lajm. Vetë futbollisti ka mohuar çdo kontakt apo informacion që e lidh atë me Shqipërinë apo me stolin e Vllaznisë. “Io non so nulla”, që do të thotë “unë nuk di asgjë” ishte shprehja që i vuri kapakun aventurës ende të panisur të Gatuzos në Shqipëri.
Lajmi i bujshëm
Zanafilla e këtij lajmi ka qenë një plan biznesi i dërguar nga kompania zvicerane GEA Sport, në kuadër të blerjes apo kalimit në përdorim të klubit Vllaznia. Propozimi i shkuar në zyrat e kryetarit të Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka përfshin 500 mijë euro investime në vitin e parë ,nga të cilat ¾ e shumës do të investohen prej “Gea Sport Imobiliare SA”. Gjithnjë sipas lajmeve të qarkulluara ditën e djeshme, zviceranët kanë paraqitur edhe disa alternativa si kandidatë potencialë e të disponueshëm, për rolin e trajnerit, ku midis emrash figuronin edhe dy “pesha të rënda” të futbollit Evropian e Botëror pikërisht Xhenaro Gatuzo dhe Xhanluka Zambrota.
Gatuzo, në Greqi
Vet ish-kampioni i Botës, pasi ka mohuar të jetë në dijeni të një kandidature të mundshme për drejtimin e Vllaznisë, ka pohuar vendndodhjen e tij në Greqi, ku si edhe është raportuar më pas nga medie italiane se Gatuzo ndodhet ne Greqi, për të firmosur kontratën si trajner me klubin grek OFI Crette.
- See more at: http://www.sportishqiptar.com.al/newsite/2014/05/26/habitet-gatuzo-une-sdi-asgje-per-vllaznine/#sthash.t6rmoyYi.dpuf

gatuzo

Zviceranët ofrojnë Zambrotën ose Gatuzon për Vllazninë

GaruzoNëse klubi i Vllaznisë do të kalojë në pronësi (ose përdorim, pasi nuk është vendosur ende sesi do të veprohet nga ana e bashkisë) të kompanisë zvicerane “Geasport Immobiliare SA”, atëherë në drejtim të skuadrës pritet të afrohet një kampion bote. Gazeta “Panorama Sport” zbardh sot një pjesë të plan-biznesit që kjo kompani ka dorëzuar tashmë në zyrën e kryebashkiakut të qytetit të Shkodrës, Lorenc Luka, mes të tjerash shkruhet qartazi edhe për pozicionet në klub. Kështu, kur vihet te momenti që flitet për trajnerin e ri (shiko foton, faksimilen në krah), presidenti i “Geasport”- it, Roberto Nava ka saktësuar se në atë pozicion do të jetë një mes dy-ish yjeve të Milanit dhe Italisë, kampione bote në 2006- n.
Trajneri - Është ende për t’u zgjedhur, pas bisedimeve me teknikë të ndryshëm dhe disponueshëm: Xhianluka Zambrota, Xhenaro Gatuzo, Baldo Raineri (ish-trajner i Belinzonës). Sa i përket zëvendëstrajnerit, ai do jetë një person shqiptar, mundësisht njohës i gjuhëve të huaja dhe i dalë nga shkolla e Vllaznisë”, lexohet në shkresën e firmosur në fund nga presidenti Nava drejtuar kryebashkiakut Luka. Xhainluka Zambrota, pasi u largua nga Milani në 2012-n shkoi te Kiaso, vend nga i cili edhe vjen. Skuadra e këtij qyteti militon në kategoritë inferiore në Zvicër. Pas një sezoni me këtë ekip si futbollist, ai tentoi edhe ta drejtonte si trajner. Ndërkohë, sipas kompanisë “Geasport”, ky i fundit tërhiqet nga ideja për një aventurë si trajner, jashtë Italisë, ndaj me ish-mbrojtësin në fjalë menaxherët e kësaj kompanie do të ulen në bisedime, gjithnjë nëse Vllaznia do kalojë në drejtim të tyre. E njëjta histori pak a shumë edhe për Gatuzon. Ish-mesfushori i Milanit pati një eksperiencë të shkurtër si trajner/lojtar në Zvicër te Sioni, ndërsa vjet drejtoi për pak kohë Palermon, por u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta. Sakaq, mësohet se afrimi i ish-kampionëve të botës, më shumë se sa çështje parash, bëhet si një dëshirë e tyre për të eksploruar futbollin jashtë Italisë, në rastin konkret në Shqipëri. Përveç këtyre, në listë është edhe ish-trajneri i Belixonës, Baldo Raineri, një emër pak (për të mos thënë aspak) i njohur në vendin tonë, por me goxha eksperiencë në Zvicër, kryesisht në kategori të ulëta. Ndërkohë, është qartësuar nga ana e kompanisë “Geasport” se afrimi i tyre te Vllaznia, jo vetëm që do sjellë publicitet për klubin shkodran, por natyrisht do të punohet gjerësisht edhe me të rinjtë, akademia e së cilës u shpall kampion.
Pankina, në listë edhe djali i Zdenek Zemanit
Quhet Karel Zeman. Është 37 vjeç. I lindur në Napoli, Itali, por më shumë sesa kjo skedë e vogël, ai që të bën kurioz është mbiemri i tij. Po, pasi në fakt kemi të bëjmë me djalin e vogël të teknikut çek të shumë skuadrave në Itali, Zdenek Zeman. Ky i fundit ka tentuar të ndjekë gjurmët e të atit, por deri tani ka drejtuar në skuadra diletantësh në Itali si: Toma Malie, Manfredonia dhe Alma Juventus Fano. Ndërsa sezonin e shkuar ishte në drejtim të skuadrës malteze, Kormi, duke shënuar një sukses. Edhe ky i fundit është një nga ata trajnerë që mund të afrohet në stolin e Vllaznisë. Madje, ai mund të jetë te kuqeblutë edhe në rolin e një tekniku për të rinjtë, gjithnjë nëse në krye do jetë njëri mes Zambrotës dhe Gatuzos.

Πέμπτη 22 Μαΐου 2014

Garanci 300 mijë euro, zbardhen bisedimet e zviceranëve të “Geasport” me Vllazninë

Vllaznia ne KavajeVllaznia është në prag të ndryshimit të drejtimit të klubit. Pas një tjetër sezoni plot probleme financiare për shkak të paketës 100-përqindëshe që zotëron e vetme bashkia, klubi pritet të kalojë në duart e një kompanie zvicerane. Bëhet fjalë për “Geasport”, me seli në Lugano, e cila merret kryesisht me merkato futbollistësh, duke investuar më së shumti tek akademitë. Është pikërisht kjo kompani që fundvitin e kaluar bashkoi kapitalet te Teuta e Durrësit, duke sjellë në merkaton e janarit më shumë se 10 lojtarë, kryesisht të huaj. Tanimë, mësohet se interesi i tyre ka shkuar drejt veriut të Shqipërisë, pikërisht te Vllaznia, klub ky që prej 2011-ës është kthyer në shoqëri aksionare, me kapitele që të gjitha në zotërim të Bashkisë së Shkodrës.
Takimi Duhet thënë se “joshjet” mes “Geasport” dhe drejtuesve të Bashkisë së Shkodrës kanë nisur që muaj më parë, teksa emisarëve të kësaj kompanie kanë pasur takime zyrtare me drejtues të bashkisë së qytetit verior. Madje, “Panorama Sport” ka mësuar se në këtë institucion të qeverisjes vendore është dorëzuar zyrtarisht edhe një plan biznesi nga ana e zviceranëve. Në të jepen me detaje të gjitha resurset, financimet dhe çka pritet të ndodhë me klubin kuqeblu, në rast se ai do të ndryshojë mënyrën e drejtimit dhe të menaxhimit. Pas konsultimeve në rang ekspertësh mes të dy grupeve të punës, dje në Shkodër është bërë edhe një takim, i protokolluar, zyrtar, mes kryetarit Lorenc Luka dhe presidentit të “Geasport”, Robert Nava. Në të është diskutuar në lidhje me rrugët drejt kalimit të klubit në zotërim të kësaj kompanie, natyrisht duke projektuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt, të paktën financiarisht, me qëllim rikthimin e skuadrës në luftën për titull.
Garancia Ndërkohë, mësohet se bashkia nga ana e vet ka kërkuar më shumë garanci në lidhje me plan-biznesin e paraqitur nga “Geasport”, të lidhura këto kryesisht me buxhetin e klubit. Bashkia ka kërkuar një garanci të ngrirë në një bankë në Shqipëri të një shume prej 300 mijë eurosh, duke premtuar gjithashtu nga ana e saj se do të jetë aktive edhe ajo në arkën e klubit, natyrisht në vlera më të vogla financiare. Nisur nga kjo, palët janë dakorduar që të rishqyrtojnë pretendimet e njëra-tjetrës, përpara se të finalizojnë marrëveshjen. Në rast të një kalimi të klubit në duart e zviceranëve, bëhet me dije se skuadra do të pësojë një revolucion të vërtetë për edicionin tjetër, me synimin e arritjes minimalisht të pjesëmarrjes në Kupat e Europës dhe maksimalisht fitimin e titullit kampion, trofe ky që u mungon kuqebluve që nga sezoni 2000-2001, kur drejtohej nga ish-presidenti i ndjerë, Myftar Çela (Vllaznia ka fituar nëntë tituj kampionë në: 1945, 1946, 1971-1972, 1973-1974, 1977-1978, 1982- 1983, 1991-1992, 1997-1998 dhe 2000-2001).
Paketa financiare, ja si mund të bëhet ndarja
Aktualisht KF Vllaznia është me 100 për qind kapital në zotërim të bashkisë, ndërkohë që nëse do të pranohet marrëveshja me kompaninë zvicerane, “Geasport”, atëherë pjesa mazhoritare (të paktën 51 për qind) do t’i kalojnë kësaj të fundit, ndërsa pjesa tjetër do të mbetet në dorë të bashkisë, e cila jo vetëm që do të japë sërish parà për aq sa do të ketë aksione, por do të ketë edhe një sy kontrollues në lidhje me zbatimin në terren të marrëveshjes. Ndërkaq, nuk është bërë e qartë ende nëse do të jepet në përdorim veprimtaria, apo do të shiten një pjesë e aksioneve totale, të cilat përfshijnë edhe asetet e klubit. Gjasat janë që mes bashkisë dhe “Geasport” të firmoset një marrëveshje, e cila do të konsistojë me marrjen në përdorim të aktivitetit të klubit për një periudhë të paktën trevjeçare, me të drejtë rinovimi. Në kësi rasti, kompania zvicerane do të jetë në një farë prove, lidhur me zbatimin e marrëveshjes. Pra, nëse gjatë këtyre tre viteve gjërat do të shkojnë në kahun e duhur, atëherë rinovimi do të jetë automatik.
Ja kush është kompania zvicerane që do klubin
“Geasport”, sipas të dhënave, u krijua në dhjetor të 2008-ës në Lugano të Zvicrës. Objekti i saj është shprehimisht: asistencë administrative dhe këshillim në promocionet sportive, marrëdhënie me publikun, këshillim në marketing strategjik, kontakte dhe lidhje me sponsorë. Blerje, shitje, shfrytëzim i të drejtave objektive, të lidhura me veprimtaritë sportive, si dhe menaxhim i futbollistëve. Kompania mund të operojë në të njëjtën fushë veprimi, bazuar në ligjet dhe rregulloret, në të gjitha shtetet e tjera. Ajo drejtohet nga 2013-ta nga administratori i vetëm (president), Roberto Nava. Kompania ka një numër të konsiderueshëm menaxherësh dhe vëzhgues talentesh anekënd botës, të cilët operojnë nën vesturën e kësaj të fundit në merkaton e futbollistëve. Ajo njihet për marrëdhëniet e ngushta edhe me klubin e Luganos, ku deri në dhjetorin e 2013-ës luante Armando Sadiku.


fushaj pjerinFushaj: Nuk komentojmë më Vllazninë, dihet projekti ynë
Ish-zv/presidenti i Vllaznisë dhe ish-anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Pjerin Fushaj nuk ka dashur të bëjë asnjë koment në lidhje me mundësinë e një marrëveshjeje mes kompanisë zvicerane dhe bashkisë Shkodër për Vllazninë. Edhe pse së bashku me të vëllanë, Valterin, ata kanë investuar ndër vite në klubin kuqeblu, që pas kthimit në shoqëri aksionere nuk kanë pasur asnjë kontakt edhe pse nuk kanë munguar shpeshherë deklaratat nëpër media për një rikthim të dytë në krye të klubit. Sakaq, dje i kontaktuar nga “Panorama Sport”, Fushaj ka saktësuar se vetëm në ditët në vijim do të bëjë më të qartë vendimin sa i përket Vllaznisë. “Nuk kemi asnjë koment në lidhje me bisedimet që po thoni ju. Nuk kemi çfarë të themi se bashkia e di fort mirë se kush janë Fushajt. Ne kemi bërë punën tonë për vite me radhë dhe këtë e dinë të gjithë. Ndoshta pas dy-tri ditësh do të japim një deklaratë më të menduar”, ka thënë Fushaj. Kujtojmë se një nga emrat që është lakuar në javët e fundit për të marrë drejtimin e këtij klubi, është familja Fushaj. Ish-presidenti, Valter Fushaj nuk e ka fshehur në asnjë moment dëshirën për ta rimarrë përsëri Vllazninë, por gjithmonë ka dhënë edhe opsionin e tij. Mësohet se pak kohë më parë ai pat kërkuar që bashkia të mos lërë asnjë lekë borxh të prapambetur dhe po ashtu se një nga kushtet e Fushajt ishte edhe akordimi i një shume prej 250 milionë lekësh të vjetër në një sezon nga ana e bashkisë. Në kohën kur ekipin e drejtonte Fushaj, bashkia akordonte vetëm 70 milionë lekë të vjetër në sezon, ndërsa për sezonin që sapo u mbyll u dhanë 200 milionë lekë të vjetër. Por kjo shumë është rritur edhe nga donacione të shumta, pavarësisht se ky sezon mund të cilësohet si një nga më të “lirët” sa u përket shpenzimeve.
LEONARD KARAJ

Τετάρτη 14 Μαΐου 2014

ZmijaniVllaznia mbijetoi, megjithatë ky pa dyshim ishte sezoni më i vështirë për këtë ekip, teksa rrezikoi deri në fund rënien nga kategoria. Një situatë e pakonceptueshme për specialistët shkodranë. Dy prej tyre, emra të shquar të viteve ’80-’90, i bëjnë skanerin ecurisë së kuqebluve. Mjeshtri i Merituar i Sportit, Hysen Zmijani, si edhe shkodrani i mirënjohur Lulzim Bërsheni, e konsiderojnë të domosdoshme që Vllaznia të kalojë në duart e ndonjë biznesmeni.
Zmijani - “Vllaznia ka mbyllur një prej sezoneve më të vështira në vitet e fundit. Deri në momentet e fundit skuadra ka qenë e rrezikuar për të rënë nga kategoria. Një situatë aspak e këndshme, jo vetëm për ekipin, por për të gjithë ne që jetojmë me Vllazninë. Në tri vitet e drejtimit të klubit nga bashkia, këtë edicion situata degradoi. Fondet nuk kanë qenë të njëjtat. Nga sa është mësuar, ato kanë qenë në rënie. Kjo bën që nëse nuk duam që kjo situatë të jetë e tillë edhe në sezonin e ardhshëm, bashkia të marrë masa sa më të shpejta për t’ia kaluar klubin ndonjë biznesmeni. Kjo gjë duhet të bëhet sa më shpejt, që puna për sezonin e ri të fillojë sa më shpejt e në mënyrë që të jemi në kohën e duhur”, – ka deklaruar ish-mbrojtësi i Vllaznisë dhe ekipit tonë përfaqësues, Hysen Zmijani.
Bersheni - Edhe pse kishte afro 12 vite pa ardhur në Shkodër, Vllazninë e ka ndjekur nga televizori. Lulzim Bersheni, një nga talentet e viteve ’85-’90 të futbollit shkodran (i larguar në vitin 1987, pikërisht kur ekipi shkodran po kthehej nga Finlanda), ka theksuar se kjo ka qenë një ndër skuadrat më të dobëta të këtyre viteve të fundit. “Natyrisht që nuk kam qëndruar pa e ndjekur Vllazninë. Më vjen keq se si agravoi kjo skuadër me këtë emër aq të madh, sa të diskutojë mbijetesën deri në takimin e fundit. Minimumi ku unë them se do të ishte Vllaznia është vendi i katërt, por kurrsesi nuk do të mendoja se do ishte e 8-ta në renditje, duke rrezikuar. Sipas meje, kjo rënie ka ardhur pasi klubi është drejtuar nga bashkia. Pavarësisht se ky institucion mund të ketë plotësuar të gjithë kushtet, me aq sa ka pasur mundësi, në këto kohë është e vështirë që një bashki të mbajë një ekip. Ndaj bashkia duhet të heqë dorë nga Vllaznaia dhe ta lërë atë në duart e bizneseve, vetëm kështu e ardhmja do të jetë më e mirë. Në Shkodër ka talente që dalin çdo vit dhe duhet që këto të miradministrohen dhe të sjellin të ardhura të tjera për klubit. Unë kam besim se, nëse biznesi merr drejtimin e klubit, do të shikojnë në sezonin e ardhshëm një tjetër Vllazni”, – përfundoi Bersheni.
Luka: S’ka asnjë emër serioz që kërkon klubi
Numri një i Bashkisë së Shkodrës dhe njëherësh presidenti i Vllaznisë, Lorenc Luka, thekson se ata po mundohen që t’ia kalojnë ekipit ndonjë biznesmeni. Sipas Lukës, deri tani nuk ka asnjë emër konkret, megjithatë pranon se Fushaj ka shfaqur dëshirën për të marrë përsëri drejtimin e klubit, por ka një kusht primar që bashkia të vërë në dispozicion të tij një shumë prej 250 milionë lekësh të rinj në vit. “Deri tani nuk kemi asnjë investitor serioz, që po interesohet për të marrë ekipin e Vllaznisë. Këta po mungojnë të paktën deri në këto momente. Ne jemi të gatshëm ta kalojmë klubin në duart e ndonjë biznesmeni e aktualisht po punojmë për këtë çështje”, – tha kryebashkiaku


Πέμπτη 1 Μαΐου 2014

Beqiri, “oksigjen” për Vllazninë. Shkelma dhe ofendime, në Shkodër mbyllet me sherr.

Vllaznia-FlamurtariVllaznia ka arritur të marrë një fitore tejet të rëndësishme në përballjen e djeshme ndaj Flamurtarit. Ekipi kuqeblu i është falur golit të shënuar në minutën e 88-të nga ana e kapitenin Elvin Beqiri. Një fitore shprese për shkodranët, që mesa duket do të vuajnë deri në fund të këtij sezoni për të arritur mbijetesën. Një ndeshje që është shoqëruar që nga minuta e parë deri tek e fundit nga një luftë e fortë sportive, ku nuk kanë munguar emocionet e shumta, me dy portierët protagonistë në shpëtimin e portave respektive. Dhe një takim i tillë nuk kishte sesi të mos përfundonte edhe me një incident mes lojtarëve pas vërshëllimës së fundit të arbitrit.
Takimi - Ndeshja ka qenë e mbushur me shumë emocione, kjo për vetë faktin se Vllaznisë në këtë sfidë i është dashur arritja e pikëve maksimale. Ndërsa vlonjatët luanin për të marrë edhe një barazim, i cili do t’i mbante gjithsesi larg zonës së rrezikut të rënies nga kategoria. Që në minutat e parë shkodranët kanë kërkuar që të jetë në pranë portës, por jo me forcë konkrete. Sinjali i parë është dhënë në minutën e 7- të me anë të Krujës, por gjuajtja e tij ka qenë jashtë kuadratit. Po ashtu edhe Bushiç e Vukçeviç kanë rrezikuar portën mike, por pa gjetur kuadratin. Sakaq, miqtë kanë një rast të pastër shënimi në minutën e 33-të kur u pretendua për një penallti për një pengim në zonë, por që nuk e pa me atë sy arbitri Pashaj. Sakaq, momenti më i mirë për vendësit është shënuar në minutën e 40-të përmes Bushiçit, i cili i vetëm përballë Moçkës, kërkon që t’i shmanget edhe këtij të fundit para se të shënojë. Në fakt kroati e kalon edhe portierin, por në vend që të shtyjë topin në portën boshe, bën më të vështirë, duke aktruar në mënyrë amatoreske dhe natyrisht duke merituar denjësisht kartonin e verdhë për simulim. Nga ana tjetër miqtë kanë bërë shumë pak në drejtim të portës shkodrane, kur në 45- të minutat e para ka qenë vetëm një goditje dënimi e ekzekutuar nga Veliu dhe e pritur nga Vujadinoviç.
Goli - Pjesa e dytë e takimit ka qenë më emocionuese. Shkodranët kanë kërkuar që në minutat e para të saj përmes Tafilit dhe më pas edhe Bushiçit me kokë, por në të dyja rastet është Moçka që shpëton portën e tij. Në anën tjetër, Abilaliaj vë në vështirësi Vujadinoviçin, i cili largon topin në goditje nga këndi. Kalimi i minutave ka rritur edhe presionin e shkodranëve. Shtubina, Beqiri, Bushiç dhe Tafili kanë pasur mundësi të mira për të ndryshuar shifrat e takimit, por në asnjë rast nuk kanë qenë të qartë para portës së Moçkës. Madje Tafili dhe Bushiç me kokë kanë vënë në vështirësi reale portierin e Flamurtarit, i cili e ka shpëtuar për mrekulli portën e tij. Megjithatë në minutën e 88- të, ky i fundit e ka pasur të pamundur që të mbajë të paprekur rrjetën e tij. Një krosim i ardhur nga këndi mbërrin te kapiteni Elvin Beqiri, i cili në zonë, pasi e uli topin gjuan fort, me sferën që kalon mes shumë lojtarëve dhe nuk ndalet dot as nga Shehaj, i vendosur në shtyllën e majtë të portierit të tij. Një gol që ka ndezur tifozërinë shkodrane, e cila vazhdon të mbështesë dhe të përkrahë e shumtë në numër në këtë situatë skuadrën e vet. Megjithatë në minutën e 2-të të shtesës prej tre minutash, kanë qenë miqtë që kanë rrezikuar përmes një gjuajtje të Shehajt, e grushtuar për mrekullisht nga Vujadinoviç. Tre pikë shprese për shkodranët, të cilët do duhet të luajnë mbijetesën këtë të diel në Kavajë.

Shkelma e ofendime, në Shkodër mbyllet me sherr
Në Shkodër fundi i ndeshjes është shoqëruar me shkelma dhe ofendime. Teksa shkodranët po festonin, Telushi ka marrë një send nga fusha dhe e ka hedhur atë në drejtim të tifozëve vendës. Gjest ky që nuk është përtypur nga lojtarët e Vllaznisë, të cilët kanë filluar debatin me Telushin dhe Veliun dhe më pas gjithçka ka degjeneruar edhe me shkelmime, gjë që rrëfehet edhe nga Ndriçim Shtubina. Për “Panorama Sport” mesfushori tregon edhe krahun e dëmtuar, pas goditjes me takë të kapitenit të Flamurtarit. “Nuk është gjë e mirë që këta lojtarë të shfrytëzojnë faktin se në Shkodër ka mikpritje. Veliu shau tifozët tanë dhe më tej më shkelmoi në krah dhe jo vetëm kaq, por më ofendoi nga familja. Këtë nuk ia lejoj askënd. Kjo më ka irrituar më pas dhe kam kërkuar që të shkoj në drejtim të tij. Ndoshta këta lojtarë nuk do ta bënin në asnjë qytet tjetër një veprim të tillë. Prandaj u them atyre që të mos shfrytëzojnë faktin se në Shkodër luhet futboll dhe nuk ka presione”, – ka deklaruar pas takimit Ndriçim Shtubina. Versionin e tij e jep edhe Amarildo Belisha, i cili ngulmon se vlonjatët i kanë ofenduar. “Më vjen keq që ndodhi një gjë e tillë pikërisht kur kishte përfunduar gjithçka. Kur po shkonim të festonim fitoren me tifozët e tribunës përballë, ka qenë Telushi që ka marrë një send në pistë dhe ka gjuajtur në drejtim të ultrasve vendës, madje duke i sharë ata. E kam kapur për dore dhe e kam sjellë në drejtim të fushës, aty ka ndërhyrë Pepa që më shtyu dhe më pas Veliu ka goditur edhe Shtubinën. Ne thjesht kemi dashur që ata lojtarë të mos shajnë dhe gjuajnë tifozët tanë. Të mos përfitojnë se në Shkodër luhet futboll dhe nuk kanë asnjë presion nga ana e tifozëve”, – ka thënë Belisha.

Apolonia-Vllaznia 1-3, Beqiri ne zoterim te topitElvin Beqiri: Goli për tifozët
Dje, Elvin Beqiri ka çuar peshë një Shkodër të tërë. Një gol që jo vetëm pati vlerën e tri pikëve, por edhe të shpresës. Kapiteni i Vllaznisë ua dedikon atë gol të gjithë tifozëve shkodranë, të cilët nuk i humbën shpresat te fitorja. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi sqaron se triumfi në limit i ka shijuar pa masë dhe shfaq bindjen se skuadra e tij do të mbijetojë. “Ishte një përballje shumë e vështirë për ne, por për fat nuk u dorëzuam dhe në fund morëm një trepikësh me shumë vlera. Një fitore që erdhi në momentet e fundit, na kënaqi pa masë. Personalisht unë u lumturova dyfish, jo vetëm për pikët, por edhe për golin. Sapo shënova u drejtova te tifozët dhe ua dedikova atyre atë gol. E meritonin, pasi ashtu si ne, edhe ata besuan deri në fund. Kjo ishte një fitore mbijetese, megjithatë asgjë nuk është mbyllur. Tashmë na duhet të ruajmë ritmin dhe të marrim edhe një rezultat pozitiv në takimin e fundjavës që luajmë në Kavajë me Besën. Ka qenë një trepikësh shprese, por që na ka kthyer edhe besimin në vetvete. Shpresoj që kundër kavajasve të ‘vulosim’ njëherë çështjen e mbijetesës”, – ka përfunduar kapiteni, Elvin Beqiri.